Civili sot ndau edhe pesë shpërblime për tregimet më të suksesshme dhe më ndikuese të gazetarëve qytetare.
Këtë herë tregimet e shpërblyera kanë të bëjnë me problemet me ekologjinë dhe rrëmujën urbanistike, si dhe dhunën dhe gjuhën e urrejtjes që janë shumë prezentë në periudhën e kaluar duke i pasur parasysh gjendjet politike dhe shoqërore në vend.
Një nga dy çmimet e katërta shkoi në duart e një gazetareje qytetare anonime për foto- tregimin “Ndiq ëndrrat tua”.
“Ndiqi ëndrrat tua” dhe “E anuluar nga VMRO-DPMNE” është dialog i llojit mes mbishkrimeve në këtë mur në qendrën e Shkupit.
Çmimin tjetër të katërt e fitoi gazetarja qytetare Melisa Muriq për tregimin “ Grafit ofendues për një të pastrehur në Shkup”. Në afërsinë e Bankës Popullore, para disa muajve u ndërtua një shtëpizë e improvizuar nga dërrasa, kartonë dhe copë alumini…Në atë shtëpizë jeton një grua. Para një kohe të shkurtë dikush me “pips” mbi kartonat ka shkruar “Shtrigë”, thotë një gazetar qytetar anonim. Dje shtëpiza e improvizuar e kësaj gruaje u rrënua. Ndërsa ministrja për punë sociale Milla Carovska deklaroi se do të tentojnë të gjejnë zgjidhje për strehimin e saj.
Çmimin e tretë e fitoi foto tregimi “Vdekje për urrejtjen”, nga gazetari qytetar Emrah Rexhepi.
Kjo fotografi është nga grafiti me gjuhë të urrejtjes në Qendrën tregtare të qytetit, i cili më vonë në mënyrë kreative u shndërrua në mesazh konstruktiv dhe kreativ.
Çmimi i dytë për tregimin “Mbrojtësit e kushtetutës sulmuan një kalimtar para Kuvendit” i takoi gazetari qytetar Viktor Popovski, i cili nga terreni lajmëroi se gjatë protestave para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kundër ndryshimeve kushtetuese, disa nga pjesëmarrësit kanë sulmuar një kalimtar rasti në biçikletë.
Çmimi i parë, me shumë merita i takoi gazetarit qytetar Damjan Temkov, tregimet e të cilit çdo herë shkaktojnë vëmendje të madhe në opinion, në media dhe te institucionet.
Kësaj here Temkov u shpërblye për foto tregimin “ Kryetarët flokëlëpyer dhe qytetarët e gënjyer” – fotografitë nga trualli para Majçin Dom në komunën Aerodrom. Fotografitë e tij ishin të parat që i paralajmëruan qytetarët se ka filluar ndërtimi në parcelën problematike. Pas këtij tregimi mediat dhe rrjetet sociale ishin të mbushura me reagime, pas të cilave u organizuan edhe protesta. Kryetari i komunës Aerodrom përkohësisht e ndërpreu ndërtimin, ndërsa vendimi përfundimtar pritet ende.
Civili për çdo dy muaj i shpërblen tregimet më të suksesshme dhe ndikuese të gazetarëve qytetarë, dhe i fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në projektin #ObjektiviQytetar që të bëhen pjesë e familjes së madhe të gazetareve dhe gazetarëve anembanë botës të cilët me aktivizmin e tyre bëjnë ndryshime në shoqëri.
Gjithashtu, qytetaret dhe qytetarët mund të dërgojnë video për iniciativën #KërkojPërgjigje. Ideja e kësaj iniciative është që përmes videos ose selfi -videos, qytetaret dhe qytetarët të parashtrojnë pyetje për politikan/e ose person publik, ndërsa incizimin Civili do ta publikojë në onlajn kanalet e veta. Nëse pyetja është provokuese ose qytetari/ja dëshiron thjeshtë të mbetet anonim/e, ekziston opsioni të incizohet ndonjë objekt ose situatë momenti gjatë parashtrimit të pyetjes. Varësisht nga përgjigja dhe reagimi i institucioneve ose personave përkatës deri te të cilët është drejtuar pyetja, këto video gjithashtu hyjnë në ciklin shpërblyes.
Objektivi qytetar është projekt i Civilit, që u mundëson qytetareve dhe qytetarëve t’i publikojnë tregimet e tyre lirë dhe pa censurë. Projekti është i financuar nga National Endowment for Democracy.