VMRO-DPMNE – fraksioni demokratik disa herë deri tani përmes kumtesave dhe deklaratave të anëtarëve të vet, me vërejtje, sugjerime dhe propozime me qëllim të mirë iu drejtua udhëheqësisë së imponuar të DPMNE-së, e tani edhe drejtpërdrejtë me letër të hapur edhe deri te Hristian Mickoski, si njeri i parë i partisë.
“Një pjesë e propozimeve tona të deritanishme janë pranuar, ndërsa për fat të keq numri më i madh për shkak të mungesës së guximit janë injoruar”, thuhet në letrën e fraksionit demokratik të VMRO-DPMNE-së.
Zotëri Mickoski, thuhet më tej, “pa dallim të mendimit dhe qëndrimeve të kundërshtuara lidhur me disa çështje, VMRO-DPMNE – Fraksioni demokratik në emër të së ardhmes më të bukur të partisë dhe shtetit, maksimalisht Ju ka përkrahur për pastrimin joselektiv më struktura kriminele partiake, karrieristë, shërbëtorë, banditë, persona joparimorë dhe të dezideologjizuar, të prirë pas pushtetit dhe komoditetit personal”.
“Edhe pse këtë e kemi pritur nga Ju dhe udhëheqësia e Juaj, menjëherë pas kongresit të shpejtë dhe jostatutor në Vallandovë, megjithatë edhe hapin e Juaj të vonuar prej para disa ditëve e kemi përkrahur dhe e përkrahim. Në këtë rast dëshirojmë t’ju themi se roli i Juaj në këto ngjarje nuk guxon të jetë epizodik dhe selektiv, por duhet të vazhdojë me parimin e njëjtë ndaj të gjithëve të cilët kanë gabuar ndaj shtetit, qytetarëve dhe partisë. Me këtë rast presim nga Ju edhe kërkim publik të faljes ndaj të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për tërë të keqen e bërë. Nevojitet t’i jepet fund dhe t’u thuhet lamtumirë të gjithë atyre të cilët kanë jetuar dhe përfituar nga shteti dhe partia”, thuhet në letrën.
Fraksioni demokratik i VMRO-DPMNE-së vlerëson se nevojitet biseda urgjente dhe marrëveshje për postulatet e reja strategjike, programore dhe kadrovike, të cilat do të ripërtërijnë indin e kompromituar partiak.
“Të kuptohemi, ne në Kongres nuk do të kërkojmë ndërrimin e Juaj, por ndryshime dhe demokratizim të Statutit, mes të cilave edhe përforcimin e udhëheqësisë së partisë”, thuhet mes tjerash në letrën e Fraksionit demokratik të VMRO-DPMNE-së, dërguar liderit të partisë, Hristian Mickoski.