• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Javën e ardhshme fillon debati për ribalancin e Buxhetit

October 24, 2018
in BALLINA, LAJME
Javën e ardhshme fillon debati për ribalancin e Buxhetit
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë javën e ardhshme fillon debati për ribalancin e buxhetit për vitin 2018. Të hënën është caktuar seancë  e Komisionit amë për financim dhe buxhet. Sipas rregullores  së Kuvendit  në Komision zgjat 10 ditë pune.

Qeveria e miratoi propozim ribalancin në seancën e 13-të të këtij muaji. Sipas propozimit të Qeverisë, me ribalancin ka zvogëlim te të ardhurat dhe shpenzimet për 0,5 për qind. Deficiti buxhetor ruhet në 2,7 për qind, ndërsa rishikohet projeksioni për rritje ekonomike  në 2,8 për qind.

“Qëllimi i Propozim-ribalancit të Buxhetit për këtë vit është të bëhen korigjime te shpenzimet me qëllim të sigurimit të  përkrahjes financiare për komunat dhe përforcimin e fondeve për Sigurim Shëndetësor (FSSHM), Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor (FSPI) dhe Agjencinë për Punësim (APRM)”, tha ministri  duke e arsyetuar ribalancin e propozuar pas miratimit në Qeveri.

Sipas tij, projeksioni i rritjes së BPV-së është rishikuar për shkak të bllokadës për inkuadrim në NATO dhe BE  dhe se pasiguria negativisht mund të ndikojë në ekonominë.

Rishikimi i projeksioneve të planifikuara  të të ardhurave është para se gjithash rezultat i zvogëlimit të të ardhurave të cilat shfrytëzuesit buxhetor i realizojnë  në llogaritë personale dhe rritjen e dobët të kontributeve sociale, në lidhje me 812 milion denarë fillimisht të buxhetuara për shkak të realizimit  në dhjetë muajt e parë të vitit.

Ana e shpenzimeve të Buxhetit është korrigjuar më poshtë për 1,2 miliard denarë, përkatësisht për 0,5 për qind.

Ka zvogëlim të pozitave të caktuara te shpenzimet e kapitalit të shfrytëzuesve buxhetor te të cilët është evidentuar  dinamikë e zvogëluar e realizimit, kryesisht te projektet e financuara me kredi. Shpenzimet e kapitalit zvogëlohen  për 5,666 miliard denarë, prej të cilave 1,672 miliard denarë në llogarinë buxhetore dhe 3,994 miliard denarë të shkallës së interesit. Shpenzimet e interesit  zvogëlohen  për 897 milion denarë, para se gjithash për shkak të menaxhimit të suksesshëm  me borxhin publik dhe sigurimin e shkallëve më të ulëta të interesit për servisim të borxhit.

Shkurtim më të madh ka te projektet ku ka dinamikë të zvogëluar, përkatësisht për gazifikim dhe për ndërtim të anuluar të qendrës klinike.

Me ribalancin bëhet rialokimi i mjeteve mes shfrytëzuesve buxhetor me ç’rast sigurohen 198 milion denarë shtesë për partitë politike dhe qendrat hulumtuese sipas ndryshimit të ligjit,  si dhe mjete për funksionimin e AOT deri në fund të vitit.

Për Fondin për sigurim shëndetësor, Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor dhe për Agjencinë për Punësim  janë siguruar  1,8 miliard denarë mjete shtesë. Mjetet do të shfrytëzohen  vetëm për  realizim të pandërprerë të obligimeve  të këtyre institucioneve dhe për zvogëlim etapor të borxheve  në sistemin shëndetësor.

Alokim më të madh në ribalanc ka për komunat  në vlerë prej 3,020 miliard denarë me qëllim të zvogëlimit të shlyerjes së borxheve, ndërsa obligimet e papaguara të komunave dhe shfrytëzuesve individual të themeluara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale nga fusha e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve. (MIA)

Tags: APRMFSPIFSSHMKuvendi i Republikës së Maqedonisë
Next Post
Nuk ka vend për tolerancë për veprimet e jashtëligjshme

Nisma e Komisionit për Falje i besohet kryeministrit

Saiti: Proceset gjyqësore vazhdojnë, për amnisti vendosin Kuvendi ose institucionet e tjera

Saiti: Proceset gjyqësore vazhdojnë, për amnisti vendosin Kuvendi ose institucionet e tjera

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom