Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot në mesditë duhet të vazhdojë debati për Propozimin për ndryshimet kushtetuese. Shumica dhe opozita ende janë në pozicionin e njëjtë – deputetët e pozitës konsiderojnë se propozimi duhet të pranohet që të hapen dyert e NATO-s dhe BE-së për Maqedoninë, ndërsa, për partinë opozitare VMRO-DPMNE propozimi, si dhe Marrëveshja e Prespës prej ku dhe vijnë ndryshimet kushtetuese janë të papranueshme.
Nëse sot përfundon debati rreth Propozimit, të cilin në Kuvend e dorëzoi Qeveria, do të duhet të votohet. Nuk ka informatë nëse pas përfundimit të debatit menjëherë do të shkohet në votim apo, do të caktohet në mënyrë shtesë. Për miratimin e propozimit nevojitet dy të tretat e shumicës. Në seancën e 61. janë paraqitur për të marrë fjalën më shumë se dhjetëra deputetë të shumicës parlamentare, sepse deputetët e opozitës VMRO-DPMNE të mërkurën hoqën dorë nga debati i mëtejshëm duke bërë thirrje që të votohet menjëherë.
Nëse Propozimi për ndryshimet kushtetuese nuk miratohet në Kuvend, do të mund të pritet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. LSDM-ja dëshiron zgjedhje nëse nuk arrihet të mblidhen dy të tretat e shumicës në Kuvend, ndërsa për BDI-në ajo nuk është zgjidhje.
Kuvendi në agjendën për javën e ardhshme ka caktuar seancë të Komisioneve, ndërsa për të mërkurën është caktuar vazhdimi i seancës së 61-të.
Kryetari i Partisë Popullore të Evropës, (PPE) Zhozef Doll, mbrëmë i bëri thirrje opozitës në Maqedoni të mbajë përgjegjësi gjatë votimit në Kuvend.
“Vendimet kyçe duhet të miratohen në IRJM të cilët do ta caktojnë të ardhmen e brezave të ardhshëm. Opozita mban përgjegjësi të madhe për rrugëtimin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s dhe duhet të jetë konstruktive në procesin demokratik”, shkruan Doll, në profilin e tij në Tuiter.
Kryeministri Zoran Zaev dje nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Fejsbuk edhe njëherë ju bëri thirrje deputetëve të sjellin vendim të drejtë dhe të thonë “po” për mundësinë para tyre.
“Deputetë, t’i themi po mundësisë që është para nesh. Historia i mban mend vendimet e drejta”, ka shkruar Zaev.
Kryeministri dje prej fshatit Murtinë të Strumicës porositi se ai dhe kolegu i tij grek kryeministri Aleksis Cipras mbeten plotësisht të përkushtuar në perspektivat e Ballkanit të ri të shekullit të 21-të.
“Ballkan ku do të ndërtohet miqësi, ku do të avancohet bashkëpunimi, ku do të kontribuojmë për rritje më të mirë ekonomike, të qytetarëve më të lumtur dhe gjithsesi të tregtisë së rritur, investime të reja dhe standard më të mirë ekonomik të qytetarëve dhe të Maqedonisë dhe Greqisë”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për bisedën e djeshme telefonike me kolegun e tij grek dhe pas dorëheqjes së ministrit të Punëve të Jashtme, Koxias.
Zaev shtoi se kolegu i tij grek ka informuar për ngjarjet tek ata dhe se ai mbetet i përkushtuar për atë që janë rënë dakord dhe se e ndërmerr edhe funksionin ministër të Punëve të Jashtme me qëllim për garanci se do të realizohet Marrëveshja e Prespës.
“Mbaj shpresë se Kuvendi do të mbledh forca, se deputetët do të inkurajohen, sepse, para së gjithash, janë përfaqësues të qytetarëve, ndërsa pastaj të partive politike, është edhe aspekti i përgjegjësisë politike, para këtij shansi që nuk lëshohet për Maqedoninë.
Përfundimisht të japin votë për konfirmim të nevojës për hapje të ndryshimeve kushtetuese”, tha kryeministri Zoran Zaev.
Shpjegoi se pastaj do të pasojë projekt i amendamenteve kushtetuese, për të cilat do të diskutohet, do të aprovohen, madje do të ketë debat publik dhe në fund është votimi për vetë amendamentet kushtetuese. Kërkoi që t’i jepet jetë këtij procesi, për shkak se, siç tha kryeministri Zaev, kjo është garancia e vetme për perspektiva më e mirë për të gjithë qytetarët, përmbushje e qëndrimeve tona strategjike – BE dhe NATO dhe gjithsesi se është shans i cili nuk guxon të lëshohet.
Në pyetjen e gazetarëve se nëse nuk heq dorë nga shumica dhe se si do të arrijë ta sigurojë, kryeministri tha se beson dhe se ndonjëherë çudirat ndodhin. Ndryshimet kushtetuese, sipas tij, duhet të bëhen me konsensus.
“Maqedonia i përket botës perëndimore, pa marr parasysh që Hristijan Mickoski ka problem me këtë”, tha Tuntev.
Partneri i tyre i koalicionit BDI konsideron se zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Deputeti Artan Grubi në pres konferencë gjithashtu i shoqëruar nga kolegët e tij tha se “plan B nuk ka” dhe se ka vetëm plan “A” dhe ajo është Maqedonia euroatlantike, anëtare e plotë e integruar me gjithë botën perëndimore demokratike.
“Për atë arsye plotësisht jemi të fokusuar në planin “A” dhe sukses në debatin për amendamentet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Jemi të bindur. Bëjmë përpjekje intensive, kemi bërë gjithë këto javë, vazhdojnë sot dhe nesër deri në arritjen e suksesit përfundimtar. Ne nuk heqim dorë nga ëndrra jonë për integrim të Maqedonisë në NATO dhe BE”, tha Grubi.
VMRO-DPMNE-ja mbetet në qëndrimin se grupi parlamentar është i bashkuar dhe bën thirrje sot të votohet. (MIA)