• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Samaras: Asnjë politikan grek në të kaluarën nuk ka pranuar gjuhën,kombin dhe identitetin maqedonas

October 8, 2018
in BALLINA, LAJME
Samaras: Asnjë politikan grek në të kaluarën nuk ka pranuar gjuhën,kombin dhe identitetin maqedonas
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk do të lejojmë ta shesin Maqedoninë tonë. Unë gjithmonë mbështetja se nuk mundemi Shkupit t’i japim emrin Maqedoni, sepse thjesht, nga ai moment të gjithë, zyrtarisht do t’i quajnë, jo maqedonas të Maqedonisë Veriore, maqedonas të Maqedonisë së Epërme, por vetëm maqedonas, tha ish kryeministri grek Andonis Samaras, në hapjen solemne të Panairit tregtar dhe afarist në qytetin grek.

“Marrëveshja e Prespës, shkupjanëve edhe zyrtarisht nga pala greke ua jep emrin e Maqedonisë dhe njohjen e kombësisë, gjoja maqedonas dhe njohjen e gjuhës maqedonase dhe njohjen e identitetit maqedonas. Gjegjësisht u dhanë gjithçka. Edhe krahas mospajtimeve të vërteta që kanë ekzistuar në të kaluarën me udhëheqjen me çështjen e emrit nga qeveri të ndryshme, asnjë politikan asnjëherë nuk ka pranuar ta njihet kombi, gjuha dhe identiteti maqedonas. Askush”, tha Samaras.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, ish kryeministri grek, ndërsa tani deputet i Demokracisë së Re theksoi se partia opozitare, “siç edhe ka publikuar lideri i saj Kirjakos Micotakis nuk do të votojë për ratifikim, as si Qeveri, as si opozitë”, ndërsa shtoi se qeveritë e ardhshme greke duhet të lirohen nga obligimet nga Marrëveshja e Prespës.

Samaras shtoi se është i sigurt se në të ardhmen “Greqia do të lirohet nga obligimi shumëvjeçar i marrëveshjes”, duke e përsëritur qëndrimin e Micotakisit, që negociatat të fillojnë nga fillimi.

Duke folur për perspektivën evropiane tha se Greqia “nuk mund të heqë dorë nga e drejta të negociojë me Shkupin për integrimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian.

“Nuk mundet Bullgaria si anëtare e Bashkimit Evropian të negociojë për gjithçka me to, ndërsa Greqia të mos mundet, për shkak të obligimeve nga Marrëveshja e Prespës, të negociojë madje edhe për punën më të vogël. Gjegjësisht, Bullgaria për shembull, të ketë të drejtë të vendosë veto në integrimin e Shkupit, ndërsa ne të mos mundemi. Nuk mund të bisedojmë nëse prodhimet maqedonase në Kavallë nuk mund të quhen maqedonase”, tha Samaras në fjalimin e tij në qytetin Kavallë të Greqisë”. (MIA)

Next Post
Sot aktvendim për Jankulloskën në procedurën e ndarë për “Tanku”-n

Sot aktvendim për Jankulloskën në procedurën e ndarë për "Tanku"-n

Pasi  që nuk arrihet gjuhë e përbashkët – në zgjedhje, dhe le të vendosë populli

Pasi që nuk arrihet gjuhë e përbashkët – në zgjedhje, dhe le të vendosë populli

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom