• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Caktohet masë sigurie për Jankullovskën

October 8, 2018
in BALLINA, LAJME
Caktohet masë sigurie për Jankullovskën
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Gjyqësor e pranoi propozimin e PSP-së dhe i caktoi Gordana Jankullovskës masë sigurie – ndalesë për braktisjen e vendbanimit dhe vendqëndrimit deri në përfundimin e dënimit prej gashtë vjet burg që sot iu shqiptua për furnizimin e mercedezit luksoz C600, për të cilin Prokuroria Speciale Publike parashtroi  aktakuzë e njohur si rasti “Tank”.

Jankulloska është shpallur fajtore për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe të autorizimeve. Sipas gjykatës, ajo e ka ditur se bëhet fjalë për makinë jashtëzakonisht të shtrenjtë. I akuzuari Nikolla Gruevski e ka nxitur Jankullovskën ta blejë veturën, ajo me paramendim e ka nxitur Gjoko Popovskin ta kryejë detyrën e furnizimit të makinës. Makina është furnizuar në procedurë joligjore, vetëm me qëllim që t’i plotësohet dëshira Gruevskit, ka sqaruar gjykatësja Kacarska.

Prokurorja Fatime Fetai, pas publikimit të aktvendimit tha se deri në përfundimin e aktvendimit ka mundësi për arratisje të së akuzuarës Jankullovska, por duke pasur parasysh obligimet e saj familjare, propozoi t’i shqiptohet masë për ndalesë të braktisjes së vendbanimit deri në përfundimin e dënimit.

Sanja Aleksiq, avokate e Jankullovskës theksoi se propozimi i PSP-së është i pabazë dhe kërkoi që gjykata të mos e pranojë.

Jankulloska nuk mori pjesë në shqiptimin e aktgjykimit. Në seancë ishin vetëm avokatët e saj dhe përfaqësuesit e PSP-së.

Gjykimi për Jankuvlloskën, që para disa muajve u veçua si procedurë për shkak të shtatzënisë së saj,  filloi në fund të muajit gusht të këtij viti, pasi e pandehura kishte lindur.

Në “Tank” tani më janë dënuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski me dy vjet burg dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg, për furnizimin e automjetet të blinduar “Mercedes C600 Gard” me vlerë prej 600.000 eurosh.

Të dy paraqitën ankimime në Gjykatën e Apelit për gjatësinë e dënimeve. Apelacioni të premten njoftoi se ankimimi i Gruevskit nuk është pranuar dhe i konformoi dënimin me burg prej dy vitesh. Popovskit aktgjykimi iu ndryshuar në katër vjet e gjysmë. (MIA)

Next Post
Pjesëmarrja e eksportit në BPV të rritet në 75 për qind

Pjesëmarrja e eksportit në BPV të rritet në 75 për qind

Kontrata për kompensim mujor për punë praktike për nxënësit e EVN klasës

Kontrata për kompensim mujor për punë praktike për nxënësit e EVN klasës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom