• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Përfundoi “Tank” për Gruevskin dhe Popovskin, të hënën aktvendimi për Jankullovskën

October 6, 2018
in BALLINA, LAJME
Në Gjykatën Penale dëgjohen “bomba” nga “Titaniku”
Share on FacebookShare on Twitter

Lënda “Tanku” është rasti i parë i Prokurorisë Speciale Publike që është para vendimit të plotë. Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit në Shkup e refuzoi si të pabazë ankesën e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe në tërësi e vërtetoi aktgjykimin e shkallës së parë për dënim me burgim prej dy viteve. Gruevski është fajtor për nxitjen për kryerje të veprës për furnizimin e “mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë euro.

Gjykata pjesërisht e pranoi ankesën e ish-ndihmësministrit të akuzuar të Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski dhe e ndryshoi pjesën e vendimit për dënimin dhe e dënoi me dënim me burg në kohëzgjatje prej katër viteve e gjashtë muaj, ndërsa në pjesën tjetër vendimin e shkallës së parë e vërtetoi. Poposki në maj u dënua në gjashtë vite e gjashtë burg, ndërsa i akuzuari i dytë Nikolla Gruevski në dy vite burg.

Sipas Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjykatësi për zbatimin e sanksioneve, në pajtim me Dispozitat ligjore, përgatit akt udhëzues, që e dorëzon deri te personat e dënuar në lëndën dhe të njëjtët, pas pranimit, janë të obliguar vullnetarisht të paraqiten në mbajtjen e sanksionit të përcaktuar.

Vendimin e Apelit, Gruevski e ka pritur në gjykim në Gjykatën Penale për lëndën “Titanik” në të cilën është i akuzuar për parregullsi zgjedhore. Në pushimin e seancës Gruvski për mediat tha se kjo paraqet presion politik dhe përndjekje politike.

“Siç e dini bëhet fjalë për përndjekje politike, për proces të montuar politik që po vijon. Gjëja e vetme që u ndryshua nga pres-konferenca e ime në Kuvend është që bënë anulimin për pas referendumit në vend që para tij”, deklaroi Gruevski.

Akuzoi se po kryhet presion politik ndaj gjykatës, duke theksuar në deklaratën e u.d. kryetares së Apelit se është dashur të konfirmohet aktvendimi i tij. Tha se ende nuk e ka marrë vendimin dhe se do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike të cilat i ka në dispozicion.

Në “Tenk” akuzohet edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska për të cilën akuzë zhvillohet procedurë e ndarë, Gjykata penale në prill të këtij viti e ndau procedurën për shkak të pushimit mjekësor nga një spital privat, për shkak të shtatzënisë së rrezikshme. Në këtë procedurë, këshilli gjykues në seancën e fundit, kur janë dhënë fjalët përfundimtare, paralajmëroi se aktvendimin do ta komunikojë më 8 tetor. (MIA)

Next Post
Hapet edicioni i 17-të i festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni”

Hapet edicioni i 17-të i festivalit "Teatri shqiptar në Maqedoni"

Maqedonia nesër e fillon procesin e skriningut për negociatat me BE-në

Ndërkombëtarët kërkojnë zgjidhje në Kuvend

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom