• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Hapet edicioni i 17-të i festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni”

October 6, 2018
in BALLINA, LAJME
Hapet edicioni i 17-të i festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni”
Share on FacebookShare on Twitter

Në Qendrën për Kulturë në Dibër, mbrëmë u hap fillon edicioni i 17-të i festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni”.

Nderi, që të prezantohen të parët para publikut të Dibrës u takoi anëtarëve të Ansamblit nacional për këngë dhe valle “Shota” nga Prishtina me koreodramën “Kumt” në koreografi dhe regji të Gjergj Prevazit. I kushtohet Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, për nderë të 500-vjetorit të vdekjes së tij”.

Salla e mbushur ishte e mahnitur nga performanca e shkëlqyer e cila në fund u përshëndet me duartrokitje të madhe, sidomos e bartësve të personazheve kryesorë Besnik Graiçevci në rolin e Skënderbeut dhe Artiola Shalës në rolin e Donikës.

Sonte para qytetarëve të Dibrës do të prezantohet teatri i Tetovës me shfaqjen “Volpone”, në regji të Sulejman Rushitit.

Ditët në vijim  para teatrit të Dibrës do të prezantohen teatri i Preshevës me shfaqjen “Skicuesi”, teatri “Zihni Sako” nga Gjirokastra me “Shtrat për tre persona”, grupi teatral i Fakultetit për Art dramatik në kuadër të Universitetit të Tetovës me shfaqjen “Ëndrra e shtatë studentëve” dhe teatri nga Gjilani me shfaqjen “Vetë në banesë”.

Në natën e fundit, më 11 Tetor, para ndarjes së çmimeve për shfaqjen më të mirë, regjinë, aktorin dhe aktoren, para qytetarëve të Dibrës do të shfaqet edhe Teatri shqiptar nga Shkupi, me shfaqjen “Gratë”.

Drejtori i festivalit Ylber Nuredini, pret që shfaqjet t’i ndjekin një numër i madh i qytetarëve të Dibrës, të cilët, siç thotë, jetojnë për këtë ngjarje.

Sipas tij Festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni” me 600 mijë denarë, mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë si edhe nga kompani të Dibrës. (MIA)

Next Post
Maqedonia nesër e fillon procesin e skriningut për negociatat me BE-në

Ndërkombëtarët kërkojnë zgjidhje në Kuvend

Diell me vranësira të vogla deri në mesatare

Mot me vranësira dhe erë të dobët

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom