Aleksandar Novakoski, avokat dhe anëtar i Bordit të ekspertëve të Civilit, bashkë me Sasho Ordanoskin dhe Xhabir Derallën, morri pjesë në panelin që e organizoi Civili pas mbarimit të Referendumit.
“Sipas meje, nga fillimi kur u shpall referendumi u bënë lëshime të caktuara, e ajo është se fushata filloi në ditën e shpalljes. Këtë vendim të KSHZ e vlerësoj si diskutabile. Nuk u vendosën rregullore për organizimin e propagandës publike për referendumin, sepse qysh në fillim u paraqitën dilema nëse është fushatë ose propagandë. Gjithashtu nuk u harmonizua Kodi Zgjedhor me Ligjin për Referendum…por, nuk guxojmë të mos vërejmë se me mos sjelljen e kësaj rregulloreje për atë se kush mund të paraqitet si organizator i propagandës publike, mundësoi që haptazi të organizohet propagandë publike nga grupe që nuk janë të evidentuara fare, askund nuk i kanë paraqitur burimet e mjeteve dhe se si financohen”, deklaroi Novakoski duke qartësuar disa nga lëshimet në organizimin e referendumit.
Novakoski, duke folur për parregullsitë në Listën e Votuesve, u pyet se cilën metotologji e kanë shfrytëzuar organet përkatëse që të shlyhen ata votues të cilëve u ka skaduar afati i letërnjoftimeve. Ai tha se duhet të bëhet analizë për numrin e votuesve të shlyer për këtë arsye.
“Ka votues që nuk janë gjetur në Listën e Votuesve, votues që janë në Listën e Votuesve, por nuk u është lejuar të votojnë…A bëhet fjalë për përjashtime ose për numër të caktuar që mund të jetë problem në ciklet e ardhshme zgjedhore. Lista e Votuesve u tregua se nuk është reale dhe ky numër që ishte i shënuar të jetë census, te themi, për referendum vendimtar, çdo herë mund të paraqesë problem”, tha Novakoski.
“Në zgjedhjet lokale nuk votohet, ndërsa në referendum u lejua votimi i diasporës, por edhe në zgjedhjet parlamentare jehona e diasporës ishte e dobët. Tani askush nuk dëshiron të ndryshohet ligji, për shembull, ai që nuk ka kryer hyrje në shtet gjatë dhjetë viteve të fundit, të largohet nga Lista. Nëse nuk ndërmerret një hap i tillë, përsëri do të bëjmë Listë sipas dëshirave të dikujt…në metodologji nuk mund të gabohet…”, theksoi Novakoski.
Biljana Jordanovska
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Bunjamin Kamberi