Me dëgjimin e bombave” sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike në të cilën akuzohen më shumë persona për parregullsi gjatë zgjedhjeve. Në gjykatë janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit mes të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-ministri Mile Janakieski dhe Gordana Jankullovska.
Pjesa më e madhe e bisedave të dëgjuara në seancën e sotme janë mes ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe personave të tjerë nga marsi i vitit 2013. Në ato dëgjohet si Mile flet për organizimin e autobusëve për votuesit nga diaspora, listat e të burgosurve, të punësuarit në administratë, madje edhe me banorët e ndërtesave të tëra në Qendër. Flasin edhe për vota nga shtëpitë në Shkup, të fëmijëve pa prindër, si dhe për atë cili prej drejtorëve të shkollave nuk bënë asgjë për votues dhe se duhet të fluturojë nga puna.
Nga bombat dëgjohet si janë organizuar ditën e votimit, cilët anëtarë dhe të punësuar plus tre kanë qenë të sigurt, se janë formuar koll qendra dhe janë dakorduar autobusë… Prej “bombave” zbulohet si planifikohen votat për zgjedhjet, nga listat e njerëzve, me emër dhe mbiemër dhe adresë të banimit e deri tek ato ku janë të punësuar dhe çfarë të bëjnë që të dalin të votojnë.
Në bisedat dëgjohet si Mile Jankiesi në mars të vitit 2013 organizon autobusë për votuesit në Itali, Slloveni, Austri dhe Zvicër. Mile nga njëri prej bashkëbiseduesve kërkon në email t’ia dërgojnë listat me emra dhe mbiemra. Pastaj me Antonio Milloshovskin bisedon kush me sa autobusë do të mund t’i sjellin votuesit për votim.
Gjatë bisedës me një bashkëbiseduese Mile i tregon se në shtëpi ka gjashtë fëmijë të cilët do të votojnë nëse ua paguajmë rrugën. Mile përgjigjet, mirë nuk është problem le të vijnë me llogari do t’u jap paratë. Kur e informojnë se do t’u mungojnë vota Mile thotë “nuk më intereson, 20 kërkuat, 20 do t’i plotësoni”.
Në njërën prej bisedave Mile nga një bashkëbiseduese femër kërkon në listat të ketë edhe numra që t’i kërkojnë në ditën e zgjedhjeve.
Gjatë bisedës me Nikolla Todorovin i tregon si qëndrojnë në Qendër dhe i thotë “nëse për 200 vota humbim”. Ndërsa në bisedat Mile pyet për atë sa të punësuar janë në Qendër dhe kërkon lista nga burgjet.
Përndryshe, sot në mëngjes të punësuarit, palët dhe gazetarët, para ndërtesës së gjykatës i pritën mbeturinat e hedhura prej mbrëmë pas seancës për lëndën “27 prilli”. Pas i kanë njoftuar shërbimet gjyqësore, mbeturinat së shpejti janë pastruar. (MIA)