Stigmatizimi, diskriminimi, ndarja, izolimi nga familja dhe fëmijët e tjerë, mungesa e qasjes në arsim dhe në objekte arsimore, janë vetëm një pjesë e problemeve me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara në Maqedoni. Nevojiten reforma, modifikime në përmbajtje, në metodat e mësimit, struktura dhe strategji në arsim, por edhe ngritjen e vetëdijes së publikut, me qëllim që të tejkalohen barrierat që të gjithë fëmijëve nga të gjitha moshat t’ju sigurohen mundësi të barabarta për pjesëmarrje në mësim dhe rrethinë e cila ju përshtatet kërkesave të tyre.
Konventa për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, nënshkruese i së cilës është Maqedonia, garanton të drejtën e fëmijëve me aftësi të kufizuara për arsim gjithëpërfshirës cilësor. Vendi duhet të krijojë kushte për këtë të drejtë që fëmijët me aftësi të kufizuara të mund të realizojnë, sidomos në shkollat e rregullta dhe jo në shkollat speciale. Që të bëhet ajo mungojnë numra real për këtë fëmijë, por edhe numër më i madh i defektologëve, logopedëve dhe kuadër tjetër profesional në shkollat.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa në bazë të të dhënave të dorëzuara nga udhëheqësit e të gjitha shkollave të mesme shtetërore dhe komunale, në vitin e kaluar shkollor 2017/2018 ka pasur 1.246 filloristë me nevoja të veçanta arsimore, nga të cilët 431 në shkollat fillore speciale dhe 815 në shkollat fillore të rregullta. Mësimin e ndjekin edhe 525 nxënës me nevoja të veçanta arsimore, nga të cilët 240 në shkollat e mesme për nxënës me nevoja të veçanta arsimore dhe 285 nxënës në shkollat e mesme të rregullta.
Ndërsa nga ana tjetër, të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, tregojnë se ka 5.895 fëmijë me nevoja të veçanta të cilët realizojnë shtesë të veçantë. Nga ato, pengesa të kombinuara në zhvillim kanë 1.350 fëmijë, invaliditet trupor 1063 fëmijë, të verbër, të shurdhër dhe memec, gjithsej 429 fëmijë, aftësi të kufizuara mendore 847, me autizëm 108, sindromin “Daun” 103, paralizë cerebrale 93, ndërsa me formë më të vështirë të sëmundjes kronike 1.751 fëmijë. Megjithatë, ka edhe sëmundje të cilat mundësojnë kyçjen e fëmijëve në procesin e rregullt, por edhe fëmijë të moshës nën gjashtëvjeçare të cilët ende nuk e ndjekin mësimin.
Gjatë vitit 2018 në institucionet për fëmijë janë përfshirë 379 fëmijë me pengesa në zhvillim nga të cilët vetëm 4 janë me dokument nga mjeku se janë me disa aftësi të kufizuara, ndërsa të tjerët janë zbuluar nga ana e personelit kujdestar.
“Fëmijët me aftësi të kufizuara shpeshherë përballen me përjashtime gjatë jetës së tyre. Shumica prej tyre janë “të padukshëm” – nuk janë të përfshirë në të dhënat zyrtare, mundësitë janë të mëdha që ata fëmijë të mos shkojnë në shkollë dhe të ruhen në shtëpi jashtë syve të opinionit. Kjo nuk është e drejtë”, thotë Elspet Erikson, zëvendëspërfaqësues i UNICEF-it.
Ajo konsideron se arsimi cilësor mund të arrihet vetëm atëherë kur çdo fëmijë, duke i përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara shkojnë në shkollë dhe marrin arsim cilësor inkluziv i cili ju siguron dituri të nevojshme për jetën e tyre.
Sipas saj, edhe pse ka progres në ngritjen e vetëdijes publike, edhe më tej duhet të punohet për këtë. Paraprakisht, vetëm katër për qind e prindërve, tha, kanë vlerësuar se fëmijët me aftësi të kufizuara duhet të mësojnë së bashku me fëmijët e tyre, ndërsa tani kjo përqindje është rritur gjashtëfish dhe 24 për qind prej tyre kanë qëndrim pozitiv për këtë çështje.
Përfshirje cilësore e këtyre fëmijëve në procesin arsimor nënkupton edhe zgjerim të rrjetit të shkollave gjithëpërfshirëse, angazhim i prindërve dhe Shoqatave të personave me aftësi të kufizuara gjatë procesit reformues, si dhe për nevojën që arsimi gjithëpërfshirës të bëhet pjesë e të gjitha lëndëve në arsim për mësimdhënësit dhe të sigurohet zhvillim i vazhdueshëm profesional i mësimdhënësve.
Nevojitet edhe rritje e investimeve që të bëhen të qasshme ndërtesat e shkollave dhe të përpilohen materiale mësimore, të rishikohet legjislacioni për përforcimin e mekanizmave për parandalimin e diskriminimit në bazë të aftësive të kufizuara dhe të miratohet Klasifikimi ndërkombëtar për funksionim, pengesa dhe shëndet si dhe gjuhë e re për aftësitë e kufizuara. Nevojitet edhe definim i rolit të defektologëve dhe shkollat speciale të shndërrohen në qendra resursesh me qëllim që të mbështeten mësimdhënësit në shkollat e rregullta.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se me qëllim të vendosjes së kushteve më të mira dhe mundësimit të qasjes së të gjithë fëmijëve në institucione parashkollore në periudhën e fundit ka filluar proces i punësimit të kuadrove profesionale me qëllim të plotësimit të ekipeve profesionale përkatëse (pedagog, psikolog, defektolog, logoped dhe punonjës social). Ky proces do të vazhdojë edhe periudhën e ardhshme me qëllim të plotësimit të tërësishëm të vendeve të sistematizuara të punës në institucionet publike për fëmijë, dhe formimin e ekipeve të profesionistëve të cilët do të jenë kompetenca dhe shkathtësi për punë me fëmijë me aftësi të kufizuara.
Nga MASH vlerësojnë se sistemi ekzistues është i mirë, por se mund të avancohet dhe përmirësohet. Përkujton se këta fëmijë marrin bursa, janë të liruar nga participimi për akomodime në konviktet për nxënës dhe studentë. Po blihet teknologji asistuese, po përforcohen shërbimet profesionale psikolog, pedagog dhe defektolog, ndërsa janë siguruar edhe asistentë personalë.
Nga Ministria e Arsimit planifikojnë ndryshime të Ligjit për arsim filloi, të cilat parashikohen në nivel të paraleles në shkollë të rregullt fillore që të regjistrohen deri dy nxënës me nevoja të posaçme, shkollat speciale të fitojnë veprimtari shtesë të bëhen qendra resursi, me mundësi për mobilitet të kuadrove aktuale me përvojë.
Njëra prej reformave për vendosje të arsimit gjithëpërfshirës, apo procesit arsimor të bëhet sipas masës të çdo fëmije, do të jetë trajnim për kuadrot mësimdhënëse si të punojë me fëmijë me aftësi të kufizuara në zhvillim dhe fëmijë nga familjet me status të ulët socio-ekonomik. Trajnimet do të bëjnë 40 mësimdhënëse nga rrjeti i 30 shkollave fillore në Maqedoni të cilat tashmë kanë vendosur arsim gjithëpërfshirës. Këto mësimdhënës janë zgjedhur si lider në procesin e zbatimit të arsimit gjithëpërfshirës, ndërsa edhe vetë kanë kaluar nëpër trajnim për trajnues kombëtar.
Nora Shabani, specialiste për arsimin nga UNICEF-i, megjithatë thekson se nivelet e larta të stigmës dhe diskriminimit rezultojnë në institucionalizim masiv, arsim i ndarë, paralele speciale apo izolim në familje. Vlerëson se arsimi gjithëpërfshirës nuk është vendosje në paralele të rregullta pa ndryshime, në organizim, programe mësimore strategji për mësim. Integrimi thotë se garanton kalim automatik nga ndarja drejt gjithëpërfshirjes. Arsimi gjithpërfshirës nuk është kompaktibil me gjendjen e mirëmbajtjes së dy sistemeve paralele, rregullisht edhe speciale/ndaras.
Slavica Stefanovska (MIA)