• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Janë vërejtur tendenca për radikalizim të të burgosurve meshkuj prej 18 deri 24 vjeç

October 3, 2018
in BALLINA, LAJME
Janë vërejtur tendenca për radikalizim të të burgosurve meshkuj prej 18 deri 24 vjeç
Share on FacebookShare on Twitter

Janë vërejtur tendenca për kërcënime potenciale nga radikalizimi apo elemente të ekstremizmit të dhunshëm tek personat meshkuj të moshës prej 18 deri 24 vjeç në burgjet e Maqedonisë dhe ndaj tyre ka qasje me trajtim të posaçëm i cili nënkupton edukim plotësues me qëllim që kur ata të lirohen të mund të kyçen pa pengesa në jetën shoqërore.

Këtë e theksoi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskovska në suaza të konferencës rajonale me temë deradikalizimi, veprimi dhe risocializimi i perosnave të dënuar në Ballkanin Perëndimor.

Konferenca dyditore po mbahet si pjesë e programit “Horizontal Facility for Western Balkan and Turkey”, që paraqet kornizë programore e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, ndërkaq e zbaton KE.

Deskoska theksoi se numri i saktë i të burgosurve të radikalizuar në vend për momentin nuk mund të thuhet, duke përkujtuar se këtë verë pati arrestim të një grupi i cili kishte luftuar në fushëbetejat në Siri.

Shtatë luftëtarë të Shtetit islamik në gusht u hasën në aeroportin ndërkombëtar Shkup, pasi që ishin zënë rob në Siri në bashkëpunim me Forcat globale të koalicionit dhe mbështetjes logjistike të SHBA-së dhe u deportuan në Maqedoni. Ata, siç ishte kumtuar atëherë, ishin nxënës të hoxhës Rexhep Memishi nga xhamia e Çairit “Tutunsuz”, i cili ndërkaq vitin e kalaur ishte dënuar me shtatë vite burg për pjesëmarrje dhe organizim të grupeve paraushtarake dhe rekrutim të ushtarëve për luftë në radhët e SHI-së.

Deskoska sot theksoi se nëpër burgje janë vërejtur indikacione në këtë drejtim,l të cilat gjithsesi, siç tha, duhet të hasen dhe të punohet në mënjanimin e ideve të këtilla dhe të deradikalizimit dhe risocializimit të atyre të burgosurve.

Konferenca i kushtohet këmbimit të përvojave me vendet nga Ballkani Perëndimor lidhur me trajtimin e ekstremistëve nëpër burgje, ndërkaq siç theksoi Deskoska, qëllimi është që nga ai këmbim të dalë strategji e përbashkët për luftë kundër kësaj të keqe.

Theksoi se në vend ekziston bashkëpunim institucional me qëllim që të ketë ndjekje të zhvillimit potencial dhe përhapje të këtyre ideve edhe pas daljes nga burgjet.

Ivan Koexhikov, udh[heqës i Sektorit për aksion kundër krimit, pranë Drejtorisë së prëgjithshme për të drejta të njeriut dhe sundim të së drejtës në KE theksoi se edhe pse të burgosurit nuk janë mjaft të popullarizuar në opinion, megjithatë ata janë njerëz të cilët një ditë do të dalin nga burgjet dhe të cilët do të duhet të integrohen në shoqëri.

“Shumica do të thonë – ata duhet ta vujnë dënimin, por nuk duhet të harrojmë se ata një ditë do të dalin nga burgjet, do t’i hasim në rrugë dhe do të duam t’u buzëqeshim dhe t’u themi “mirëdita”. me rëndësi është respektohen t[ë drejtat e njeriut, nuk është lehtë të deradikalizohet dikush i cili kishte vemdosur të luftojë, për shembull, në Siri”, theksoi Koexhikov.

Liezelot Isakson, udhëheqëse e sektorit për shoqëri qytetare dhe inkluzion social, bashkëpunim rajonal dhe programe për Ballkanin Perëndimor, pranë Drejtorisë së përgjithshme për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim në Komisionin evropuian theksoi se ky është takim teknik dhe është pjesë e një procesi më të gjerë të angazhimeve të BE-së dhe KE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ndajmë përvoja në procesin për deradikalizim. Ky është aspekt thelbësor lidhur me deradikalizimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për njerëzit të cilët vijnë nga fushëbetejat. Thelbësore është të gjendet mënyrë që këta njerëz të integrohen në shoqëri”, tha Isakson. (MIA)

Next Post
Reagime në Greqi pas stenogrameve të publikuara nga takimet e liderëve në Maqedoni

Reagime në Greqi pas stenogrameve të publikuara nga takimet e liderëve në Maqedoni

Dy persona kanë vdekur gjatë daljes së automjetit nga rruga tek Katllanovë- Badar

Dy persona kanë vdekur gjatë daljes së automjetit nga rruga tek Katllanovë- Badar

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom