Migracioni nuk është i kufizuar vetëm në një shtet. Shpërndarja e informatave, bashkëpunimi i ngushtë dhe qasja e përbashkët integrale dhe shqyrtimi real i trendeve migruese, janë me rëndësi esenciale me ballafaqimin e sfidave migruese.
Kjo sot është theksuar në punëtorinë “Grumbullimi, analiza dhe shpërndarja e të dhënave migruese” në organizim të “Procesit të Pragës – Observatori migrues”. Ky është takimi i parë i iniciativës që po mbahet në Maqedoni.
“Viteve të fundit si rajon po ballafaqohemi me sfidë serioze fillimisht nga aspekti i sigurisë, pastaj edhe nga ai social dhe ekonomik. Gjatë vitit 2015 dhe 2016 kaluam një periudhë të vështirë që në verifikim i vendosi të gjitha kapacitetet tona për ballafaqim me sfidat globale të këtij lloji madje duke na ballafaquar edhe me dobësi të caktuara, të cilët si shtet duhet t’i eliminojmë”, deklaroi në hapjen e punëtorisë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Theksoi se edhe pse numri i emigrantëve të cilët përpiqen të kalojnë nëpër vendet e rajonit drejt vendeve në BE, është larg shifrave në vitin 2015 dhe 2016, kanosja ende ekziston.
“Përskaj gjithë asaj edhe pse në të kaluarën kanë ndodhur lëvizje të befasishme masive të personave, të shkaktuara nga konflikte të armatosura, situata aktuale është më ndryshe. Larg zonave të konflikteve drejt Evropës mbërrijnë shtetas jo vetëm nga vendet e Lindjes së Afërt dhe Veriore, por edhe nga Afrika Veriore dhe Perëndimore për arsye të ndryshme, me përvoja të ndryshme jetësore dhe me nevoja të ndryshme. Dhe çfarë është posaçërisht e rëndësishme persona të cilët nga aspekti i normativave nuk i përmbushin për hyrje, as në shtetet, as në vendet e BE-së”, tha Spasovski.
Theksoi se në kushtet të tilla me rëndësi esenciale është ekzistimi i një sistemi me të cilin saktë, në mënyrë valide do të kenë kontroll në të gjitha aspektet e lëvizjes migruese dhe se pa këmbim në kohë të informatave dhe të dhënave, pa komunikim të vazhdueshëm në drejtim të sistematizimit vlerësimi azhurnimi i atyre informatave nuk mund të konsiderohet me efikasitet maksimal në ballafaqimin me migracionin. Posaçërisht jo nga përmasat që i kishim prej para dy ose tre viteve”, theksoi Spasovski.
“Kuptuam se në një kufi mbrohen edhe të gjithë kufijtë e tjerë, pavarësisht se sa jemi afërt ose larg njëri-tjetrit. Implikimet e sigurisë nuk mund të parandalohen pa sistem homogjen nga masa dhe aktivitete, pa takime të vazhdueshme dhe këmbim të ideve, përvojave, ekspertizë, ose pa të dhëna cilësore dhe në kohë”, tha ai.
Sipas tij, Procesi i Pragës, theksoi, ka kontribut të sinqertë jo vetëm në kontekst të krizës migruese në vitin 2015, por edhe më gjerë, për bashkëpunim të përbashkët më intensiv dhe reagim, për koordinim dhe aktivitete ndër-institucionale dhe ndërshtetërore.
Ambasadori çek në Maqedoni, Mirosllav Toman tha se kriza e kaluar tregoi se shpërndarja e të dhënave migruese është me rëndësi kyçe, me qëllim që të pengohen kanosja në këtë sferë.
“Kjo punëtori i mbulon të gjithë të cilët bashkëpunojnë nga kjo sferë, nga BE-ja, Azia dhe të gjithë miqtë e tani të Ballkanit Perëndimor. Këtu jemi që të realizojmë bashkëpunim praktik. Ka shumë punë që duhet të përfundohet. Gjatë viteve të kaluara arritëm të vendosim dialog të mirë përmes platformave të mira, të cilët e theksojnë rëndësinë e partneriteteve të këtilla migruese”, tha Toman.
Theksoi se qasja çeke i ka përfshirë të gjitha aspektet e bashkëpunimit si luftën kundër migracionit ilegal, avancimin e migracionit legal, si dhe integrimin dhe reintegrimin e emigrantëve.
“Kjo punëtori e paraqet aktivitetin e dytë lidhur me Observatorin migrues të Procesit të Pragës, dhe do të fokusohet në grumbullimin dhe analizimin e të dhënave migruese. Duam të gjejmë fokus në Ballkanin Perëndimor për shkak se këto vende kanë përvojë më të madhe në këtë sferë”, tha ambasadori çek.
Lukash Holub, shef i Sektorit për çështje politike pranë Delegacionit të BE-së në Shkup, theksoi se Maqedonia u ballafaqua me shumë sfida në të kaluarën lidhur me migracionin dhe se së bashku me BE-në me sukses u është përgjigjur këtyre sfidave.
“Procesi i Pragës e bashkon gjithë Evropën në përpjekjen që të ballafaqohet me migracionin, posaçërisht në një kohë kur migracioni po bëhet sfidë serioze ndërkombëtare. Nuk punohet vetëm për ballafaqim dhe luftë kundër migracionit ilegal, por po punohet po riatdhesim, për kthim vullnetar, për reintegrim të emigrantëve por njëkohësisht punohet edhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut edhe atë tek kategoria më e ndjeshme e njerëzve”, tha Holub.
Sipas tij, mbrojtja ndërkombëtare është me rëndësi themelore për BE-në dhe gjithë botën demokratike.
Pjesëmarrësit konkluduan se dhënia e përgjigjes adekuate ndaj migracionit kërkon angazhime të koordinuara të cilët e tejkalojnë kapacitetin e çdo vendi individual, dhe pikërisht ky është edhe roli dhe angazhimi i Procesit të Pragës.
Procesi i Pragës është vendosur në vitin 2009 gjatë kryesimit çek me BE-në dhe në të janë të anëtarësuara 50 vende-anëtare. (MIA)