• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Shkupi dhe Athina të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes historike

October 2, 2018
in BALLINA, LAJME
Shkupi dhe Athina të vazhdojnë me zbatimin e marrëveshjes historike
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Hajko Mas ju bëri thirrje Shkupit dhe Athinës, pas referendumit të së dielës në Maqedoni, të vazhdojnë me zbatimin e “marrëveshjes historike”.

“Edhe pse shumica do të dëshironin dalje më të madhe, gëzohem që shumica dërrmuese nga ata, të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike, votuan për marrëveshjen me Greqinë. Ata dëshirojnë që vendi i tyre ta vazhdojë rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s dhe të zgjidhet kontesti, i cili për 27 vite qëndronte midis Maqedonisë dhe Greqisë”, thotë Mas në deklaratën me shkrim të cilën Ambasada e Gjermanisë në Maqedoni ua përcolli mediave.

Mirë është, thotë shefi i demokracisë, që pas referendumit konsultativ tani për marrëveshjen do të debatohet në Kuvendin e Maqedonisë.

“Ju bëj thirrje të gjitha forcave politike në Shkup dhe në Athinë, t’i shfrytëzojnë mundësitë e marrëveshjes historike dhe ta zbatojnë marrëveshjen. Ai i përforcon marrëdhëniet e mira fqinjësore midis dy vendeve dhe kontribuon për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu ai heq një pengesë të rëndësishme për përafrimin e Shkupit ndaj BE-së dhe NATO-s”, thekson Hajko Mas. (MIA)

Next Post
Politikanët në Maqedoni të vazhdojnë me implementim të Marrëveshjes

Politikanët në Maqedoni të vazhdojnë me implementim të Marrëveshjes

Udhëheqësia dhe politikanët në Shkup janë para vendimeve të mëdha

Udhëheqësia dhe politikanët në Shkup janë para vendimeve të mëdha

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom