Tre modele janë në sipërfaqe për zbatimin e reformave të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, si pjesë e reformave të shërbimeve të sigurisë-zbulimit dhe tentimeve për përfundim të ndikimeve partiake, politike dhe të gjitha të tjerave ndaj punës së këtij sektori.
Këtë e paralajmëruan sot në konferencën për shtyp ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe drejtori i DSK-së, Goran Nikollovski.
Spasovski theksoi se që sot në mbledhje qeveritare do të parashtrojë informatë për reformat e ardhshme, do të formohet grup punues i cili do ta zbatojë tërë procesin e konsultimeve me të gjithë faktorët të cilët janë relevantë në këtë segment. Është paraparë konsultimet të fillojnë nga ky muaj dhe të përfundojnë deri më 15 nëntor.
“Në periudhën në vijim do ta zgjedhim modelin, sipas të cilit do të zhvillohet reforma e DSK-së. Në mbledhje të Qeverisë sot do të parashtroj informatë, me të cilën do t’i arsyetoj shkaqet për një reformë të këtillë. Është paraparë MBP të mbajë disa konsultime dhe debate me faktorë relevantë, pas çka do të zgjidhet modeli më adekuat. Këtë proces do ta udhëheqë grupi punues, i cili do të formohet nga institucionet kompetente shtetërore, por edhe me përfaqësues nga sfera akademike dhe shoqëria qytetare”, sqaroi ministri Spasovski.
pas përfundimit të konsultimeve, konkludimet do të shoqërohen në Qeveri me plan adekuat të aksionit.
“Qëllimi është të fitojmë shërbim i cili do të bazohet në standarde të larta profesionale, respektim të kodit etik dhe metodave bashkëkohore të punës dhe veprimit, shërbim i cili do të jetë i mbrojtur nga ndikimet negative politike dhe detyrë e vetme e të cilit do të jetë t’i mbrojë sigurinë e qytetarëve”, theksoi Spasovksi.
përkujtoi se keqpërdorimi i shërbimeve të sigurisë-zbulimit, posaçërisht të DSK-së shkaktoi krizë serioze politike në vend dhe e prishi imazhin e demokracisë.
“Anëtarësimi në BE dhe NATO nënkupton ekzistim të shërbimeve, të cilat do të jenë të barabarta me shërbimet e vendeve aleate”, tha ministri.
Në suaza të projektit të përpunuar me DIKAF është bërë analizë e kësaj reforme, ekzistojnë tre modele, ndërkaq Spasovski pa i paraqitur hollësitë për to përmendi se tani për tani nuk preferohet asnjëri prej tyre.
“Do t’i shqyrtojmë në periudhën e konsultimeve, do të bisedojmë me gazetarët, korin diplomatik, sektorin akademik. dhe në fund do të vendosim. Dëshirojmë t’i shohim përparësitë dhe dobësitë e secilit prej ytre”, shtoi ai.
Drejtori i DSK-së, Goran Nikollovski shfaqi bindje se në fund të procesit konsultativ do të arrihet sukses dhe do të zgjidhet modeli, i cili do të garantojë shërbim profesionist dhe të departizuar, i cili do të garantojë transparencë dhe do të arrijë t’i mbrojë interesat e shtetit dhe do të punojë në interes të qytetarëve.
Spasovski përkujtoi se reformat në sistemin e ndjekjes së komunikimeve nga të cilat doli formimi i ATO-s, si pjesë e detyrës më gjithëpërfshirëse për reformim të sistemit të sigurisë-zbulimit po zbatohen me sukses. Shtoi se po ndërmerren të gjitha aktivitetet operative dhe logjistike dhe në pajtim me Ligjin për ndjekje të komunikimeve do të fillojë me punë jo më vonë se 1 nëntori i këtij viti. (MIA)