• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Dita e dytë e Samitit në Beograd

October 2, 2018
in BALLINA, LAJME
Dita e dytë e Samitit në Beograd
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev i cili prej dje merr pjesë në takimin rajonal të liderëve të biznesit nga rajoni Samiti 100 në Beograd, sot do të ketë paraqitje në panelin “Vallë rajoni mund të garojë në tregun global”.

Në panelin që do të mbahet pasdite do të diskutojë edhe nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Serbisë, Rasim Lajiq.

Angjushev dje në kuadër të Samitit pati paraqitje në panelin me temë: “Bashkëpunimi rajonal, sfidat dhe perspektivat” tha se duhet të largohen barrierat administrative dhe të bëhet treg i përbashkët.

“Shtetet duhet të merren me projekte të cilat do të sigurojnë logjistikë për biznesin. Maqedonia ka dhënë sinjal të qartë se dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane, të rritet numri i investimeve të huaja direkte, i barazuam kriteret për investuesit vendorë dhe të huaj”, ka thënë Angjushev.

Në kuadër të Samitit dyditor të 100 liderëve të biznesit nga Evropa Juglindore, në Beograd marrin pjesë mbi 200 liderë më të shquar afaristë nga Serbia, Maqedonia, Sllovenia, Kroacia, BeH-ja, Mali i Zi dhe Shqipëria dhe përfaqësues të shteteve të rajonit.

Temë boshte e Samitit është transformimi digjital.

Iniciatorë për mbajtjen e Samitit të 100 liderëve të biznesit janë Asociacioni serb i menaxherëve (SAM), Shoqata e menaxherëve të Sllovenisë (ZM), Shoqata kroate e punëdhënësve (HUP), Alkaloid nga Maqedonia, Atlas fondacioni nga Mali i Zi, BBI Banka dhe ASA holding nga BeH-ja.

Ndryshe, takimi i parë u mbajt në tetor të vitit 2011 në Arangjelovac, ndërsa Samiti i gjashtë paraprak u mbajt në Shkup në tetor të vitit 2017. (MIA)

Tags: beogradSamiti 100
Next Post
Vajgl: Hapet rruga për anëtarësim në BE dhe në NATO

VMRO-DPMNE ra në testin e pjekurisë

Koxias në Shkup dhe raund i ri i negociatave për emrin deri në fund të marsit

Referendumi nuk është kusht juridik për implementimin e Marrëveshjes së Prespës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom