• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Votimi deri tani pa probleme, janë refuzuar dy ankesa

September 29, 2018
in BALLINA, LAJME
Votimi deri tani pa probleme, janë refuzuar dy ankesa
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjitha vendvotimet në institucionet ndëshkuese-përmirësuese janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe votimi do të zgjasë deri në orën 19. Janë hapur edhe vendvotimet në përfaqësitë konsullore-diplomatike jashtë vendit dhe deri në këtë moment votimi po zhvillohet pa probleme, informoi në pres-konferencën e mesditës zëdhënësja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Lupka Guguçevska.

“Në shtëpitë e tyre të drejtën e votës do ta realizojnë 1.859 votues. Në KSHZ janë dorëzuar dhjetë ankesa nga votues të cilët ishin lajmëruar si të sëmurë ose me probleme shëndetësore deri te komisionet zgjedhore komunale, por denoncimet e tyre nuk ishin pranuar. Nga ta, KSHZ pranoi tetë, ndërsa refuzoi dy ankesa”, deklaroi Guguçevska.

Deri në këtë moment deri te KSHZ-ja janë dorëzuar dy ankesa për mbrojtje të së drejtës zgjedhore personale të cilat janë refuzuar.

“Ankesat janë nga votues të cilët nuk ishin regjistruar në certifikatat e listës zgjedhore dhe janë refuzuar sepse njërit votues i është anuluar vendbanimi nga MPB-ja, ndërsa tjetri nuk kishte dokument të vlefshëm për identifikim personal”, dekalroi  Guguçevska.

Theksoi se nuk kanë kurrfarë denoncime për probleme gjatë dorëzimit dhe dorëzim pranimit të materialeve për votim.

Në pyetjen e gazetarëve se si po zhvillohet votimi në diasporë dhe supozimeve për presione para vendvotimit në Australi, Guguçevska tha se janë në komunikacion të vazhdueshëm me bordet zgjedhore të cilat e zbatojnë votimin në përfaqësitë konsullore-diplomatike.

“Sipas parimit të eksteritorialitetit, kompetentët janë brenda në vendvotimin dhe ne mund zyrtarisht të flasim për ato të dhëna. Gjatë ditës, kur do të kemi informacione zyrtare, gjithsesi do të informojmë”, tha Guguçevska.

Përkujtoi se votimi realizohet duke rrethuar vetëm një nga përgjigjet e ofruara me stilograf me ngjyrë të kaltër. Pres-konferenca e ardhshme e KSHZ-së është në orën 19:30.

Me të drejtë vote në referendum në nivel shtetëror në listën zgjedhore janë regjistruar gjithsej 1.806.336 votues. Në përfaqësitë konsullore -diplomatike   jashtë vendit, të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 2.694 votues të cilët janë paraqitur, përderisa në 13 institucione ndëshkuese-përmirësuese janë paraqitur për votim 1.558 votues. Shtatë votues , të cilët llogaritën si të shpërngulur brenda vendit, do të mund që gjatë ditës së sotme të drejtën e tyre të votës ta realizojnë në Qendrën për persona të zhvendosur brenda vendit.

KSHZ ka ndarë akreditime për mbikëqyrje për 11.907 mbikëqyrës vendor dhe 493 mbikëqyrës të  huaj, 194 përkthyes dhe 83 gazetarë të huaj. (MIA)

Tags: E SHTUNËKSHZraportReferendumVotime
Next Post
MPB shpall konkurs për 39 vende pune me arsim të lartë dhe 8 me të mesëm

MPB apelon që nesër në votim të respektohen ligjet

Mustafa: Bisedimet Kosovë-Sërbi për ndarje tragji-komike

Mustafa: Bisedimet Kosovë-Sërbi për ndarje tragji-komike

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom