Në referendumin që do të mbahet nesër, qytetari i regjistruar në Listën Zgjedhore mundte vetëm një herë të paraqitet në vendvotim për realizimin e së drejtës së tij për votë.
Të drejtë vote ka secili person i cili është i regjistruar në certifikatën e Listës Zgjedhore dhe posedon letërnjoftim ose pasaportë të vlefshëm. Votimi bëhet personalisht.
Pas ardhjes në vendvotim qytetarit së pari i kontrollohen dokumentet e identifikimit, dhe ai nënshkruhet në certifikatën e Listës Zgjedhore. Pastaj një anëtar i bordit zgjedhor i jep fletën e votimit në të cilën në anën e përparme duhet t’i vendosë vulë.
Përveç letërnjoftimit ose pasaportës së vlefshme për votim nuk pranohen dokumente si patenta e shoferit, libreza shëndetësore për nxënës ose legjitimacion të studentëve ose diçka tjetër.
Sipas udhëzime të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), gjatë vërtetimit të identitetit personal, votuesi është i obliguar që para bordit zgjedhor të paraqitet në mënyrën se si duket në fotografinë e dokumentit për identifikim personal.
Nëse votuesi i cili gjendet në Listën Zgjedhore është analfabet ose ka probleme fizike ai do të vendosë shenjë të gishtit të djathtë në vendin e rezervuar për nënshkrim në certifikatën e Listës Zgjedhore.
Nuk guxon të votojë votues i cili do të refuzojë të nënshkruhet në Listën Zgjedhore.
Votohet pas paravanit për votim, duke rrethuar “pro” ose “kundër” vetëm me stilograf me ngjyrë të kaltër. Nëse votuesi gabon nuk do të marr fletëvotim tjetër.Fleta e votimit e palosur vendoset në kutinë e votimit. Nuk duhet të lejohet që votuesi ta lëshojë vendinë e votimit pa e vendosur fletën në kuti.
Pas një paravani votues është e lejuar që të ketë vetëm një votues përveç në rast se votuesit i nevojitet ndihmë. Personat me probleme fizike dhe analfabetët sipas Listës Zgjedhore kanë të drejtë që me vete të thërrasin person i cili do t’iu ndihmojë gjatë votimit.
Me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë garantohet e drejta e fshehtësisë së votuesve. Është i ndaluar votimi familjar dhe votimi në grup dhe votimi në emër të tjetër kujt.
Votimi në referendum të dielën fillon në 7, ndërsa përfundon në orën 19. (MIA)