Bujqësia e Maqedonisë duhet të krijojë brend personal, të ofrojë cilësi të vazhdueshme, të standardizuar dhe të jetë mjaftë serioze kur është në pyetje plasmani nëse dëshiron të jetë konkurrues në tregun evropian. Gjatë hyrjes eventuale në BE, domatet, specat, trangujt dhe patatet janë prodhimet me të cilat menjëherë do të mund të depërtojmë. Sektorët potencialë janë edhe vreshtaria dhe pemëtaria. Predispozita, thonë prodhuesit, ka shumë, por duhet të respektohen parimet dhe, para së gjithash, kërkesat e konsumatorëve.
Lidhur me referendumin e ardhshëm, qëndrimi i fermerëve është identik se nuk duhet t’i nënshtrohemi manipulimeve politike, por të dilet në votim dhe secili të deklarohet në pajtim me përcaktimin dhe mendimin e tij. Anëtarësimi në BE dhe në NATO, sipas tyre, do të thotë përfitim të shumëfishtë, treg shumë më të madh, qasje më të lehtë deri tek financat, zona pa dogana dhe rrjedhë të lirë të mallrave. Disa madje presin, për shkak të përmirësimit eventual të kushteve, infrastrukturës dhe teknologjisë, të rinjtë të kthehen në fshatra dhe ta vazhdojnë traditën.
“Politikanët le ta vazhdojnë punën e tyre. Ne duhet ta shikojmë referendumin nga aspekti ekonomik. Në votim duhet të dilet me çdo kusht. Edhe sikur gjysmën ta fitojmë nga ajo që thonë për fondet evropiane, do të jetë mirë. Nga ana tjetër, tregjet hapen. do të kemi zona pa dogana dhe rrjedhë të lirë të mallrave që na përshtatet. Kyçe është që të grupohemi lidhur me prodhimitarinë, ta respektojmë ekonominë e tregut, ta rrisim produktivitetin dhe cilësinë që të jemi konkurrues”, mendon kështu kryetari i Asociacionit të fermerëve Eftim Shaklev.
Cilësia e prodhimeve, thekson Shaklev, duhet të jetë e vazhdueshme, të mos ndryshojë, duhet ta marrim besimin tek blerësit evropianë.
“Vetëm me cilësi dhe rritje të produktivitetit mund të jemi konkurrues. Nuk guxojmë të mendojmë se Evropa do të blejë mall fals, kjo do të ndihmojë, por e jona është që paratë t’i shfrytëzojmë në mënyrë dedikuese. Ajo që vetëm 10 për qind arritëm të tërheqim nga IPARD 1 është një përvojë e keqe që duhet të kapërcehet. Kot do të na japin para, nëse nuk dimë t’i shfrytëzojmë”, potencoi Shaklev.
Sipas kryetarit të Lidhjes së Sindikatave të Bujqve në rajonin e Strumicës Risto Vellkov, është fakt se anëtarësimi në BE dhe në NATO do të thotë përfitim për bujqësinë.
“Do të kemi treg të madh, do të jenë më të mëdha subvencionet dhe qasjes deri te fondacionet do të jetë më i lehtë. Do të duhej edhe të rinjtë të fillojnë të kthehen në bujqësi. Ky është shembulli im personal. Unë pa mbushur 20 vjet fillova të merrem me bujqësi sepse atëherë tregu ishte 22 milionë banorë, kishte çmim të mirë dhe fitim të mirë. Deri më sot, ja, 27 – 28 vjet e punojë këtë”, thotë Vellkov.
Ai nuk ka dilemë se Maqedonia mund të ofrojë prodhim të shëndetshëm, dhe cilësor, për për këtë nevojitet qasje e drejtë.
Kryetari i Lidhjes së Bujqve Veljo Tantarov është skeptik rreth konkurrencës së bujqësisë së Maqedonisë, më së shumti për shkak të sipërfaqeve të vogla, të copëtuara.
“Çfarë do të bëni me 1,5 hektarë sipërfaqe të disponueshme për familje?, ka cekur Tantarov.
Duhanprodhuesit në nivel të sektorit të tyre përfitim të veçantë nga anëtarësimi në BE nuk presin, por konsiderojnë se të jesh pjesë e familjes evropiane do të thotë shumë për bujqësinë.
“Është fakt se vendet e fqinjësisë që janë pjesë e BE-së janë shumë më përpara nga ne. Shpresojmë se do t’u afrohemi atyre. Unioni në përgjithësi investon shumë më shumë në bujqësi sesa në sektorët e tjerë. Nga këtu, efekt pozitiv nga anëtarësimi sigurisht do të kishin”, thekson kryetari i Lidhjes së Shoqatave të Duhanit Kire Nedellkovski.
Mirjana Çakarova