Gjashtë persona të armatosur e kanë rrëmbyer dhe rrahur një djalë të moshës 22 vjeçare në Haraçinë për shkak të hesapeve të paqëruara familjare në lidhje me ish të fejuarën e tij nga fshati Haraçinë.
Siç kumtoi MPB-ja, dje rreth orës 19:30 nga Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup, ishte denoncuar se ishte sjellë N.R. i cili kishte marrë lëndime nga një sulm fizik në fshatin Haraçinë. Pas masave të ndërmarra, ishte konfirmuar se të njëjtën ditë rreth orës 13 në fshatin Haraçinë në rrugën “1”, derisa N.R. e ngiste veturën “Audi”, dy vetura i kishin dalë përpara, me çka nga të njëjtat kishin dalë gjashtë persona të armatosur. Gjatë kësaj, me njërën nga veturat, e kishin dërguar të dëmtuarin në një objekt në rrugën “11” në fshatin Haraçinë, ku fizikisht e kishin sulmuar, dhe e kishin mbajtur të mbyllur rreth gjysmë ore. Pastaj, në objekt kishte arritur kushëriri i N.R. i cili e kishte dërguar atë në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” për dhënien e ndihmës mjekësore.
I dëmtuari, si autorë për veprën i kishte theksuar disa persona nga fshati Haraçinë, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit. (MIA)