Qytetarët e komunave Qendër dhe Çair në info stendat e CIVIL – Qendrës për Liri kishin mundësinë t’i shkruajnë qëndrimet, mendimet e tyre për referendumin.
Pjesa më e madhe e qytetarëve të komunës Qendër mendojnë se më 30 shtator të gjithë duhet të dalin në referendum dhe ta shfrytëzojnë të drejtën për votë.
“Për Maqedoni më të mirë dhe për punë, investime dhe çdo gjë tjetër të mirë”, “Na duhen ndryshime për më mirë”, “Maqedonia ka ardhmëri vetëm me anëtarësim në BE…”…janë vetëm disa nga mesazhet e qytetarëve të Qendrës.
Megjithatë kishte edhe një numër i vogël i njerëzve që vlerësojnë se nuk do të ketë referendum ose se do të bojkotojnë, refuzonin të shkruajnë mesazh publik ose anonim dhe ta vendosin në kutinë e improvizuar të votimit.
Në Çair qytetarët janë të vendosur se do të dalin në referendum dhe do të votojnë.
“Na duhen ndryshime për të mirën e Maqedonisë”, “Emri shqiptohet, nuk negociohet”, “Do të votoj që të mos ikin fëmijët jashtë vendit”…janë pjesë nga mesazhet e banorëve të Çairit.
Ngjarjet janë pjesë e projektit “Votoj, pra ekzistoj” që është i financuar nga Ambasada e SHBA në Shkup.
Dehran Muratov
Fotografia: Melisa Muriq