• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Minçev: Më e mira në partneritetin midis MIA-s dhe BTA-së na pret në të ardhmen

September 19, 2018
in BALLINA, LAJME
Minçev: Më e mira në partneritetin midis MIA-s dhe BTA-së na pret në të ardhmen
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Bullgare të Lajmeve (BTA) Maksim Minçev në një intervistë me rastin e 20 vjetorit të MIA-s thekson bashkëpunimin e mirë dhe profesional mes dy agjencive të lajmeve.

Si e vlerësoni  bashkëpunimin e deritanishëm me MIA-n?

Bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Informative të Maqedonisë dhe Agjencisë Bullgare të Lajmeve është i frytshëm dhe profesional. Gjatë viteve, kemi mbajtur disa forume, kemi punuar në projekte të përbashkëta. E megjithatë shpresoj, se do të kemi një bashkëpunim edhe më të mirë në  partneritet në të ardhmen – si në aspektin e shkëmbimit të rregullt të informacionit midis dy agjencive, edhe në punën tonë për kauza të rëndësishme publike. Po e ndërlidh këtë me hapjen e ardhshme të qendrës së shtypit të BTA-së në Shkup dhe qendrës së shtypit të MIA-s në Sofje. Përmes qendrave tona të gazetarisë ne do të thellojmë bashkëpunimin tonë reciprok.

Cili është mendimi juaj për rolin e MIA-s në rajon?

MIA është një nga agjencitë më solide në rajon. Prandaj unë dua ta shoh Agjencinë Informative të Maqedonisë si anëtare të Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve – EANA.

Cili është mesazhi Juaj  për MIA-n me rastin e 20-vjetorit jubilar ?

Si drejtor i përgjithshëm i BTA-së, agjenci e cila këtë vit e feston përvjetorin e 120-të, do të doja që MIA të arrinte moshën tonë, duke e ruajtur entuziazmin rinor. Vazhdoni të përfaqësoni postulatet kryesore të gazetarisë së agjencisë: saktësinë, objektivitetin, paanshmërinë. Le të bëjmë gjëra shumë më të rëndësishme së bashku.

Gabriela Toçko

Next Post
Në Shkup dje 15 aksidente, sanksionohen edhe pesë këmbësorë

Në Shkup dje 15 aksidente, sanksionohen edhe pesë këmbësorë

Bush: Votoni dhe merrni pjesë në sjelljen e vendimit historik

Bush: Votoni dhe merrni pjesë në sjelljen e vendimit historik

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom