Konferencë njëditore me temë “Integrimi i NATO-s – parakusht për siguri dhe zhvillim”, do të mbahet sot në Shkup në organizim të Këshillit euroatlantik të Maqedonisë.
Në hapjen e konferencës, siç është paralajmëruar, fjalim do të ketë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Konferenca, siç është paralajmëruar, është në kuadër të Shkollës së parë 15 javëshe për “Mbrojtje, Siguri dhe Integrime në NATO”, e cila ka për qëllim të sigurojë njohje kryesore për NATO-n, duke e përfshirë strukturën e saj, politikat, operacionet dhe çështje të tjera aktuale lidhur me Aleancën, por edhe të kontribuojë për informimin dhe rritjen e kuadrit të ri në ARM duke u mbështetur në vegla edukative dhe informative. (MIA)