Donacion i aparateve mjekësore – ventilatorë për përdorim shtëpiak të dedikuara për një grup specifik të pacientëve të cilët kanë nevojë për ventilim të asistuar, e që mund të zbatohet edhe në kushte shtëpiake, do të marrë sot Klinika për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup.
Këto aparate janë blerë me mjetet e mbledhura gjatë fushatës donatore gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 e cila u zhvillua në të gjitha pikat e pagesës në bastoret e sportit “Mocart”.
Donacionin do ta pranojë drejtoresha e ISHP Klinika për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup, dr. Katerina Stavriq, ndërsa është paraparë pjesëmarrje e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe. (MIA)