Krim është Zaev të detyrojë qytetarët, ata duhet vetë të vendosin se si do të veprojmë më 30 shtator.
Marrëveshja me Greqinë është marrëveshja më e keqe që është firmosur në historinë e Republikës së Maqedonisë. Zaev i prishi pozicionet e vendit dhe pranoi gjëra të cilët paraardhësit e tij as nuk kanë menduar t’i pranojnë.
Zaev nuk u përgjigj se pse ka pranuar ndryshim të identitetit, historisë dhe kulturës dhe për këtë arsye i shmanget duelit.
Nën hijen e referendumit bëhet krim i madh. Tenderë milionësh ndahen për aktivitete partiake apo të afërmve të tyre, ndërsa qytetarët i gënjejnë me vlera evropiane, prej ku nuk ka as E.
Prokuroria dhe gjykata e frikësuar heshtin. Por ata nuk do të heshtin përgjithmonë, krimi i cili bëhet tani do të vijë dita kur do të dalë në sipërfaqe dhe kushdo që ka kryer një krim, do të përgjigjet.
Do të përgjigjet edhe Zaev i cili haptas në mes të qytetit ju bëri thirrje biznesmenëve të japin ryshfet punëtorëve që të dalin të votojnë PRO.
Njeriut të cilit i falet krim me vlerë 8.5 milionë eurosh, i cili është kapur duke kërkuar ryshfet prej 200.000 euro, tani kërkon nga biznesmenët e vendit të manipulojnë me votuesit për referendumin. Për këtë do të ketë përgjegjësi.
Askush, as Zaev nuk guxon t’ju tregojë qytetarëve se si të veprojnë në ditën e referendumit. Qytetarët duhet vet të vendosin, ata më së mirë e din se si duhet të veprojnë.
Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE (MIA)