Xhabir Deralla: MIA ka mundësi të luajë rol të rëndësishëm si lider në hapësirën mediatike
Shkup, 15 shtator 2018 (MIA) – Kolumnisti dhe aktivisti për të drejtat e njeriut nga organizata joqeveritare Civil, Xhabir Deralla në intervistën me rastin e 20-vjetorit të punës së MIA-s shfaqi kënaqësi nga ndryshimet në Agjenci, por konsideron se transformimi ende nuk është i plotë.
Tashmë 20 vjet MIA është servis informativ publik i besueshëm dhe profesional. Sipas Jush a e arsyeton MIA besimin te opinioni dhe në hapësirën mediatike?
Pra, jo mjaftueshëm, ndërsa veçanërisht jo para pak kohe. Pa marrë parasysh rastin solemn, jubileu, duhet të përkujtohemi se MIA ishte pjesë e makinerisë propaganduese të partive në pushtet në të kaluarën, ndërsa veçanërisht në kohën e errësirës mediatike të regjimit kriminal të Gruevskit.
MIA nuk e pa Revolucionin shumëngjyrësh, siç nuk e kanë parë as Siteli, Kanal 5, Alfa, RTM, Kurir, Republika dhe shërbëtorët e tjerë mediatikë të regjimit. E kam të njohur se një pjesë e ekipit të gazetarëve të MIA-s është përballur me censurë dhe autocensurë.
Sot, pamja e MIA-s është tërësisht ndryshe. Pa hezitim u bëmë parapagues të MIA-s së re në krye të së cilës është gazetari profesional që marshonte së bashku me ne në protestat në të cilat kërkonim liri, drejtësi dhe demokraci. Gëzohem që e shoh këtë ndryshim, edhe pse nuk kund të them se transformimi është i plotë. Do të nevojitet edhe shumë të punohet në kthimin e besimit. Përmirësimi i servisit nënkupton edhe përforcim të rezistencës së re ndaj lajmeve të rrejshme dhe propagandës së fshehur.
A konsideroni se rejtingu i MIA-s po vjen duke u rritur dhe a jeni të kënaqur nga përmbajtjet që i ofron agjencia?
Padyshim po, MIA po lëviz në një linjë përpjetë, por mundet shumë më mirë, mundet shumë më shpejt dhe më të ndryshme. Është me rëndësi të hapet redaksia ndaj temave që janë jashtëzakonisht të rëndësishme në botën e sotme, ndërsa të cilave nuk u kushtohet shumë vëmendje në shoqërinë tonë dhe në hapësirën mediatike.
MIA ka mundësi të luajë një rol të rëndësishëm si lider, trendseter nëse doni. Duke marrë parasysh atë që është agjenci shtetërore, Agjencia mund ta lejojë luksin të ofrojë tema dhe përmbajtje për të cilat nuk ka interes në mediat komerciale, ndërsa të cilat janë shumë të rëndësishme. Tema të tilla janë çështjet gjinore, ekologjia, drejtësia sociale, përgjegjësia shoqërore në biznes, shkenca dhe kultura, ngushtimi i hapësirës për veprim civil, radikalizimi në shoqëri, ekstremizmi dhe të tjera.
Si e vlerësoni bashkëpunimin e deritanishëm me MIA-n?
Shumë të mirë, MIA është redaksi e hapur dhe e kapshme, ndërsa edhe pjesa administrative funksionon në mënyrë profesionale dhe përkatëse për nevojat e shfrytëzuesve. Bashkëpunimi mund të jetë më i mirë, gjithsesi. Për momentin, ne jemi parapagues edhe të servisit në gjuhën shqipe, ku ka hapësirë edhe për më shumë përmirësime.
Me çfarë mesazhi do t’ia uronit jubileun MIA-s?
Asnjëherë më shumë të mos jeni pjesë e propagandës së makinerisë të regjimit kriminal.
Gabriela Toçko
Foto: Arkiv i Civilit