“Kolumnën time në këtë temë e titullova “Efekti i shikimit”, ndërsa si inspirim e kisha një film dokumentar për astronautë të cilët e shohin botën si vendin e tyre dhe i cili duket si një top i vogël i ndritshëm. Dhe në fakt, ajo që mu imponua është pyetja – sa kohë do të duhet të kuptojmë se nacionalizmi e shkatërron vendin? Sepse kjo është diçka shkatërruese, është një gjë që njerëzit e përshkruajnë nga tre herë në ditë. Diku me lugë, diku me doza më të mëdha. Kjo është gjëja që mban qeveri të caktuara në pushtet. Kjo është gjëja që i mban perceptime të caktuara në fuqi. Kjo është gjë ja që në kuptimin e fundit frenon një progres më të madh dhe ide shumë më të mira të cilat të gjithëve jetën më të mirë”, theksoi gazetarja Santa Argirova në panelin e sotëm “Patriotizëm – PO! Nacionalizëm – Jo!” që e organizoi CIVIL -Qendra për Liri.
“Për shembull, për Brexit në votime nuk dolën 12-13 milionë dhe kur u bënë analizat doli se në fakt të rinjtë nuk kanë votuar, dhe ata pastaj janë bë pishman që e kanë lëshuar shansin të dalin dhe të tregojnë se ku dhe si duan vendi i tyre të shkojë. Pastaj tregojnë se do të donin që Britania të mbetet në Bashkimin Evropian dhe t’i ndajnë këto vlera, edhe më tej ta mbajnë mobilitetin dhe të jetojnë ashtu si duan, dhe jo ashtu si do të vendos qeveria e tyre. Mirëpo, ishte vonë…Kështu që, nëse patriotizëm është të vendosni se ku do të shkojë shteti juaj, Britania e Madhe dështoi në temën patriotizëm!
Mua gjërat më duken të njëjta, ose shumë të ngjashme prej kohësh…Kur Maqedonia hynte në KB, hyri me referencën Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Edhe atëherë kishte tradhtarë të cilët nuk dëshironin ta paraqesin shtetin me emër të përkohshëm, donin ta shkatërrojnë gjuhën, nacionalitetin, flamurin…dhe kështu me radhë. Kishte edhe grup tjetër patriotësh të cilët këtë e sulmonin fuqishëm, duke thëne se kjo duhet ndërprerë, do të pritet me thikë…Dhe pikërisht sot u përkujtova për këtë ngjarje dhe se kur Kryetari i atëhershëm Kirë Gligorov doli në foltore në Kombet e Bashkuara të flet maqedonisht, mendij se në vend menjëherë ndryshoi atmosfera. Sikur fryu një erë tjetër, klimë e re. Njerëzit përnjëherë thanë “po mirë, pritni, flitet maqedonisht nga foltorja e Kombeve të Bashkuara…”.
Shembull i dytë, marrëveshja e përkohshme me Greqinë deri në vitin 1995 nuk u prit mirë, nga patriotët. Nuk e di nëse mundej më keq të pritet. Marrëveshja sulmohej me vite dhe me vite sulmoheshin këta që nuk ishin patriotë. Dhe erdhëm në gjendje ta humbim marrëveshjen dhe pastaj këta patriotët e njëjtë ngritën procedurë gjyqësore në Hagë që ta kthejnë fuqi. Mirëpo, shumë gjëra ndryshuan, Çdo gjë është moment, ose do ta kapni, ose lëshoni momentin…
Kemi tepër shembuj të ngjashëm për patriotët dhe tradhtarët.
Tani përsëri janë të drejtuar para sfidës.
Nëse vetë e shkatërrojmë të drejtën për votim, askush nuk është fajtor, vetë jemi fajtorë. Askush nesër nuk mund të bën vërejtje se ke bojkotuar! Sepse, çfarë do të thotë kjo? Ndoshta është qëndrim. Mirëpo çfarë? Kur flasim për ardhmërinë e shtetit në të cilin jeton ti, fëmijët e tu, dhe duhet edhe më tej të jetojnë gjenerata tjera. Nuk është patriotizëm nëse do të bojkotosh. Nuk është patriotizëm nëse ke qëndrim. Më në fund, në një shtet demokratik mund t’i japish zjarr flamurit, mirëpo çka me këtë?
Të gjithë duhet të pyetemi nëse duhet ta lëshojmë shansin si të rinjtë në Britani për Brexitin ose duhet me seriozitet ti qasemi kësaj çështjeje, të dalim dhe ta tregojmë qëndrimin tonë”, tha Argirova.
Maja Ivanovska
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Arian Mehmeti
Fotografia: Biljana Jordanovska
Teksti pështë pjesë e projektit “Patriotizëm PO, nacionalizëm JO!” të cilin e zbaton Civili me mbështetje nga Civika Mobilitas. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e Civilit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se i shpreh këndvështrimet e Civila Mobilitas, Agjencisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) ose organizatat që e zbatojnë.