CIVIL – Qendra për Liri organizon ngjarje publike në temën “Patriotizëm – PO, nacionalizëm – JO!” në hotelin City Park, e premte, 14 shtator, me fillim në ora 12.
Në këtë moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin kur jemi të ballafaquar para sfidës së vendimit të madh, në kohë kur nacionalizmi, gjuha e urrejtjes dhe tensionet përsëri e tronditin shoqërinë, Civili bën thirrje për diskutim për çështjet kyçe lidhur me gjendjet aktuale. Këtyre pyetjeve tentuam t’u përgjigjemi përmes kolumnave, intervistave dhe anketave në 11 javët e kaluara, të cilat i kemi publikuar në platformën mediatike të organizatës, ndërsa u transmetuan nga shumë media në vend.
Disa nga autoret dhe autorët do të jenë me ne në këtë ngjarje që edhe një herë t’i ndajnë mendimet e tyre me opinionin edhe një herë, bashkë me përfaqësuesit е shoqërisë qytetare dhe mediat, si dhe të interesuarit tjerë, që të jenë pjesë e ngjarjes. Të mirëseardhur janë edhe ata pa paralajmërim, dhe me vullnet të mirë. Të gjithë pjesëmarrësit mund të paraqiten me diskutime të shkurta deri tre minuta në temën e ngjarjes, me podium të hapur për pyetje, komente dhe replika.
Kjo ngjarje është pjesë e projektit “Patriotizëm – PO, nacionalizëm -JO!”, me mbështetje nga program Civika Mobilitas, i implementuar nga MCMS, dhe i financuar nga Agjencia Zvicërane për zhvillim dhe bashkëpunim.
Projekti ka për qëllim të kontribuojë për zvogëlimin e pasojave shkatërruese nga nacionalizmi dhe ekstremizmi në shoqëri dhe ta shpjegojë dallimin mes patriotizmit dhe nacionalizmit. Më tej, projekti i paraqet përfitimet nga forcimi i bashkëjetesës, përmirësimit të marrëdhënieve fqinjësore dhe ndaj përshpejtimit të proceseve integruese euro-atlantike.
Projekti merret me çështje për atë se çfarë do të thotë patriotizmi, dhe çfarë nacionalizmi, cilat janë përfitimet nga njëri, dhe pasojat nga tjetri? Çfarë munden të bëjnë qytetarët, dhe çfarë institucionet dhe strukturat tjera të fuqisë, që të tejkalohen pasojat nga ndikimi destruktiv i nacionalizmit?
Në ngjarjen publike do të prezantohen publikisht edhe rezultatet, gjetjet, analizat dhe rekomandimet e projektit, të cilat bazohen në intervistat dhe anketat që i zbatoi Civili.