Procesi gjyqësor për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill, të vitit të kaluar vazhdon sot me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria.
Për sot është caktuar dëshmia e Hari Llokvenec, Petar Atanasov, Enes Ibraimi dhe Katerina Kuzmanovska.
Në seancën e kaluar dlshmuan ish-deputeti Nikolla Todorov, deputeti Vesel Memedi, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri Oliver Spasovski.
Të pandehurit në rastin për ngjarjet e 27 prillit ngarkohen për kërcënim terrorist të sistemit kushtetues. Ata para gjykatës thanë se e kuptojnë aktpadinë, por nuk ndjehen fajtorë.
Në bankën e akuzuarve janë Luben Arnaudov Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski Lupco Dimovski, Johan Tarçulovski, Mitko Çavkov Mitko Peshovski, Dusko Llazarov Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski Oliver Radulov, Saso Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska -Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Batman, Vllado Jovanovski, Igor Durlovski, Stefan Mlladenovski Mihail Mladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento Goranço Angelovski, Igor Jug, Ilia Sllaveski, Vlatko Trajkov Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski. (MIA)