Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot dhe nesër do të mbahet konferenca ndërkombëtare “Efektet stabilizuese nga procesi i integrimit euroatlantik: Punojmë së bashku kundër kërcënimeve hibride”.
Në konferencë do të marrin pjesë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sekretari shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski, koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, përfaqësues të korit diplomatik në vend, bashkësia akademike dhe sektori qytetar.
Organizatorë të konferencës janë Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë dhe Konzorciumi i partneritetit për paqe, sektori i NATO-s për ballafaqim me sfidat e reja në sferën e sigurisë, në bashkëpunim me Këshillin euroatlantik, Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostollski” dhe Fakultetin për siguri.
Siç kumtoi MPJ-ja, qëllimi i konferencës dyditore është të shqyrtohen sfidat dhe mënyrat për ballafaqim me kërcënimet hibride, dukuritë dhe ndikimi i tyre ndaj proceseve integruese të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Në konferencë, krahas ekspertëve të NATO-s, është paraparë fjalim të mbajë edhe ambasadori Antonio Misiroli, ndihmës i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s në Sektorin për ballafaqim me sfidat e reja në sferën e sigurisë. (MIA)