• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

KE propozon fund për zhvendosjen sezonale të shigjeta të orës

September 12, 2018
in BALLINA, LAJME
KE propozon fund për zhvendosjen sezonale të shigjeta të orës
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni evropian sot e vendosi në tryezë propozimin për heqjen e zhvendosjes sezonale të kohës, pasi që konsultimi publik me qytetarët solli numër të lartë rekord të pëgjigjeve për gjatë kësaj vere.

“Zhvendosja e orës duhet të ndalet. Vendet anëtare duhet të vendosin nëse qytetarët e tyre do të jetojnë sipas kohës verore apo sipas asaj dimërore. Pres Parlamenti dhe Këshilli ta ndajnë këtë qëndrim dhe të gjejnë zgjidhje e cila do të funksionojë për tregun tonë të brendshëm”, deklaroi sot kryetari i Komisionit evropian, Zhan Klod Junker, gjatë fjalimit të tij para Parlamentit evropian.

Ndërrimi sezonal i kohës ekziston prej viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar me qëllim të kursimit energjetik, por Komisioni evropian konsideron se në vitin 2018 tashmë nuk ka kuptim sepse, sipas studimeve të ekspertëve, kursimi energjetik është margjinal, ndërsa impakti ndaj shëndetit të qytetarëve është gjithnjë e më i madh, qëndron në sqarimin e KE-së.

Propozimi i KE-së duhet të miratohet nga Parlamenti evropian dhe nga vendet anëtare të BE-së që të hyjë në fuqi.

Vendet anëtare do të duhet të arrijnë marrëveshje për atë se cila kohë do të miratohet – dimërorja apo verorja.

Nëse kalon propozimi, zhvendosja e fundit e shigjetave të orës do të ndodhte në vitin 2019. (MIA)

Next Post
Republika e Sllovenisë me mbështetje të plotë për referendumin në Maqedoni

Republika e Sllovenisë me mbështetje të plotë për referendumin në Maqedoni

Në BE përmes Shuto Orizarës

Në BE përmes Shuto Orizarës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom