Tetë marrëveshje për bashkëfinancim nacional të projekteve në kuadër të Programit për bashkëpunim tejkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës 2014-2020, nga konkursi i parë publik në vlerë prej 1,5 milionë eurove, u nënshkruan sot në Shkup.
Shfrytëzuesit të cilët i nënshkruan marrëveshjet janë kryetarët e komunave të Kumanovës dhe Kriva Pallankës, Këshillit nacionaë për barazi gjinore-Maqedoni, SHoqata për zhvillim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim Alka”, Shoqata “Kreacia” nga Shkupi, Qendra për promovim të praktikave të qëndrueshme bujqësore dhe zhvillim rural, Shoqata Instituti Ballkan pro Evropa Shkup dhe hoteli “Radika”.
Programi për bashkëpunim tejkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës 2014-2020 filloi me realizim më 15 janar të vitit 2016 dhe disponon me fond prej 8,4 milionë eurove për projekte të përbashkëta mes Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe ndihmë teknike për implementimin e programit. Shfrytëzues të mjeteve mund të jenë komunat, Qendrat për zhvillim të rajoneve malore, ndërmarrjet publike, parqet nacionale, organizatat joqeveritare…
Gjatë nënshkrimin e marrëveshjeve folën ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu dhe përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Shkup, Frik Janmat.
Fazliu informon se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale si koordinues nacional të Programit për bashkëpunim tejkufitar, në suaza të konkurseve të deritashme publike, i ka ndërmarrë të gjitha hapat e domosdoshëm për zbatim të suksesshëm të projekteve për bashkëpunim tejkufitar.
“Në këtë periudhë të re programore 2014-2020, Republika e Maqedonisë merr pjesë në katër programe kezistuese për bashkëpunim tejkufitar me Greqinë, Bullgarinë, Shqipërinë dhe Kosovën, përderisa në fazë fillestare është përgatitja për zbatimin e programit me Sofjen”, tha Fazliu.
Deri më tani me Programin për bashkëpunim tejkufitar Maqedonia dhe Kosova nga konkursi i parë për propozim-projekte janë dakorduar tetë projekte në vlerë prej 1,5 milionë euro për shfrytëzuesit nga të dy anët e kufirit, të cilët tashmë filluan me realizimin. Fazliu përkujtoi se me vendim të Qeverisë, bashkëfinancimi nacional prej 15 për qind është obligim i Minsitrisë së Vetëqeverisjes Lokale me çka mbështeten shfrytëzuesit e mjeteve në zbatimin e projekteve të zgjedhura.
Janmat konsideron se marrëdhëniet mes dy shteteve përmirësohen dhe shtoi se është mirë ekzistimi i këtij programi. (MIA)