• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Migracioni në fokusin e fjalimit vjetor të Junkerit para PE-së

September 10, 2018
in BALLINA, LAJME
Migracioni në fokusin e fjalimit vjetor të Junkerit para PE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, të mërkurën do ta mbajë fjalimin e tij të fundit para Parlamentit Evropian për “Gjendjen e Bashkimit Evropian”.

Kryetari i Eurokomisionit çdo vit në shtator mban fjalim para deputetëve evropianë, fjalim në të cilin i paralajmëron prioritetet e institucionit të tij për vitin e ardhshëm dhe sfidat më të mëdha.

Ky do të jetë fjalimi i tij i fundit, sepse Junker nuk planifikon sërish të kandidohet për funksionin pas zgjedhjeve të ardhshme evropiane në vitin 2019.

Këtë vit pritet që Junkeri ta fokusojë fjalimin në sfidën më të madh me të cilën përballet BE-emigracioni.

Siç tashmë paralajmëroi edhe eurokomisari për Emigracion Dhimitris Avramopulos, Komisioni Evropian pritet që të paralajmërojë krijim “të vërtetë” të policisë kufitare evropiane me kompetenca të rritura, të cilat deri më tani i u takonin autoriteteve nacionale.
Vendet anëtare të BE-së me muaj nuk arrijnë të gjejnë kompromis për menaxhimin me rrjedhat migruese në Evropë. Edhe pse numri i azil-kërkuesve në BE është zvogëluar në krahasim me krizën në vitin 2015, arritjet përmes Detit Mesdhe në Itali edhe mëtej paraqesin ngarkesë të madhe për vendin, sidomos për shkak të mungesës së solidaritetit mes vendeve-anëtare për risistemim të emigrantëve dhe refugjatëve në 28-të vendet anëtare të BE-së.
Nga kërkesa e solidaritetit, KE-ja gjithnjë e më shumë e sposton përforcimin e kufijve të jashtëm. Në këtë kontekst pritet që Junker të mërkurën ta elaborojë propozimin e ri të komisionit për zgjidhje të krizës, shkruan gazeta spanjolle “El Pais”.

Shërbimi kufitar evropian Fronteks, i cili ka rreth 1.500 policë kufitar, tani mund të veprojë vetëm në kërkesë të vendeve anëtare. Brukseli tani më propozoi që Fronteks të rritet në 10.000 policë deri në vitin 2020, ndërsa të mërkurën do të duhet të propozojë që t’i jepen më shumë autorizime dhe komandë të centralizuar, që do të thotë marrje e një pjese të sovranitetit të vendeve anëtare në këtë sferë. Kjo do të mund të jetë arsye për të cilën propozimi do të hasë në rezistencë të fuqishme tek autoritetet e vendeve anëtare.

Njëkohësisht, sipas “El lais”, KE-ja do të propozojë edhe vendosje të korridoreve kontrolluese për hyrje në BE.

Komisioni Evropian pritet të propozojë edhe bashkëpunim të përforcuar me vendet afrikane prej ku vijnë emigrantët ekonomikë të cilët nuk kanë të drejtë për azil në BE.

Junker pa dyshim do të përqendrohet edhe në betejën kundër populistëve para zgjedhjeve evropiane në muajin maj.

Pyetja është nëse do të përqendrohet si në situatën në Hungari, kundër të cilës zhvillohen dy procedura kundërvajtëse për shkak të shkeljes së rregullave evropiane për azil. Junker, i cili i takon Partisë Popullore Evropiane (EPP) është bashkëpartiak i kryeministrit hungarez Viktor Orban. Edhe pse Orban paraqet problem gjithnjë e më të madh në EPP, ai mbetet faktor i rëndësishëm në grup dhe përjashtimi i tij nga grupi dhe përfshirja e mundshme ndaj ndonjërit prej grupeve politike populiste do të ishte lëvizje e rrezikshme para zgjedhjeve, komentojnë analistët në Bruksel.

Kryetari i KE-së pritet të përqendrohet edhe në rolin e BE-së në botë, në marrëdhëniet me SHBA-në, para së gjithash rreth tensioneve tregtare dhe marrëveshjes bërthamore me Iranin, si dhe në ndikimin e Rusisë në botë, duke e përfshirë edhe Ballkanin.

Junker do të duhet ta konfirmojë edhe perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, siç këtë e bën çdo vit në fjalimin e tij. (MIA)

 

Next Post
Votoj pra ekzistoj në rajonin e Vardarit

Votoj pra ekzistoj në rajonin e Vardarit

Deralla: Pjesëmarrja e Civilit është vendimtare

Deralla: Pjesëmarrja e Civilit është vendimtare

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom