Debati në opinion para deklarimit të qytetarëve në referendum për pyetjen “A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Ky debat në të shumtën e rasteve është i civilizuar, por i ashpër dhe me qëndrime të kundërta në aspektin e tërë procesit, mirëpo në një pjesë është larg nga niveli i duhur. Struktura të caktuara shërbehen me gjuhë të ashpër të urrejtjes, thirrje për dhunë, propagandë të zezë, trillime dhe lajme të rrejshme.
CIVIL – Qendra për Liri i monitoron gjendjet në kontekstin shoqëror politik nga fillimi i procesit, me fokus të veçantë mbi respektimin e një nga të drejtat themelore të njeriut, e drejta e votës. Monitorimi i Civilit është jashtë partiak, objektiv dhe neutral, ndërsa informatat që pranohen nga puna në terren janë në dispozicion për opinionin përmes platformës mediatike të organizatës. Qëndrimet e ndryshme dhe analizat publikohen në rubrika të veçanta, të ndara në ueb faqet e platformës mediatike dhe jo çdo herë përputhen me qëndrimet e organizatës.
Njëkohësisht, organizata e gjen të nevojshme të ta definojë qartë pozitën e vet në aspektin e Referendumit, dhe t’u bëjë thirrje qytetareve dhe qytetarëve ta ndihmojnë referendumin, si dhe në edukimin qytetar për të drejtën e votimit dhe luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe lajmeve të rrejshme.
Është e rëndësishme të theksojmë se Civili nuk intervenon në vendimet individuale të anëtarëve dhe mbështetësve të organizatës, si dhe as në vendimin e qytetarëve nëse do të votojnë PËR ose KUNDËR në Referendum. Organizata ka qëndrim të fuqishëm se duhet të ketë dalje në Referendum, sepse kjo është formë e drejtpërdrejtë e demokracisë dhe nuk duhet lëshuar ky shans historik të marrim pjesë në sjelljen e një vendimi jashtëzakonisht strategjik për vendin.
Edhe pse është e drejtë demokratike e çdo individi, Civili nuk e rekomandon bojkotimin si formë të paraqitjes së qëndrimit, posaçërisht në një proces të tillë.
Përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe dhunës, shpifjet dhe manipulimet me lajme të rrejshme dhe shpifje janë forma të papranueshme dhe të ndaluara të mbështetjes së cilës do iniciativë, për të cilat institucionet përkatëse janë të ftuara të veprojnë sipas ligjit.
Një nga argumentet e shumta kundër bojkotimit të Referendumit është se qytetarët nuk duhet të lejojnë që tjerët të vendosin në vendin tyre, por çdo individ, sipas bindjes personale, duhet të merr pjesë në sjelljen e këtij vendimi historik.
Civili u mbetet besnik parimeve dhe përcaktimeve të veta. Civilët asnjëherë nuk fshehin asgjë, nga askush, dhe nuk frikohen ta shprehin bindjen dhe mendimin e tyre. Prandaj, Civili kërkon nga strukturat që përdorin gjuhë të urrejtjes dhe lajme të rrejshme, t’i ndërpresin sulmet, sepse kështu e poshtërojnë shumicën e qytetarëve që duan të marrin vendim personal dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e pakontestueshme për votë, qoftë edhe abstenimi nga votimi.
Gjuha e urrejtjes dhe lajmet e rrejshme nuk janë formë e duhur e paraqitjeve të qëndrimit politik.
Civili është i palëkundur në angazhimet për të drejtat dhe liritë e njeriut, çdo kund dhe gjithmonë, qartë dhe zëshëm.
Bëhu CIVIL!