Qeveria e Republikës së Maqedonisë i kërkon falje Republikës së Austrisë për lëshimin e paqëllimshëm protokollar gjatë vizitës së kancelarit, Sebastian Kurc, në Republikën e Maqedonisë, me vendosjen e flamurit të Letonisë në vend të atij austriak para ndërtesës së Qeverisë.
“Lëshimi është bërë nga shërbimet për protokoll të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa ai është bërë për shkak të ngjashmërisë së madhe në dimensionet dhe ngjyrat e flamujve të Austrisë dhe Letonisë”, thuhet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar. (MIA)