Për VMRO-DPMNE-në është e papranueshme marrëveshja me Greqinë dhe me të në mënyrë shtesë shteti vendoset në situatë të keqe, ndërsa pyetja e referendumit përdoret nga pushteti për krijimin e konfuzionit të vetëdijshëm tek qytetarët.
Mesazh të këtillë i ka transmetuar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski kancelarit austriak Sebastian Kurc, i cili është për vizitë në Maqedoni.
Në takim, siç kumtoi pres-qendra e VMRO-DPMNE-së, Mickovski ka thënë se gjithë procesi i bisedimet është zhvilluar në mënyrë jotransparente dhe opozita nuk është konsultuar, ndërsa marrëveshja nuk i pasqyron interesat shtetërore dhe nacionale të Republikës së Maqedonisë.
“Për VMRO-DPMNE-në pyetja shumëkuptimëshe e referendumit shfrytëzohet nga pushteti për krijimin e konfuzionit të vetëdijshëm tek qytetarët me qëllim që të mbulohet përmbajtja e vërtetë, për çka realisht duhet të vendoset, e ajo është marrëveshja me Greqinë”, thuhet në kumtesë. (MIA)