• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Maqedonia është në kthesë historike, mbështetje për referendumin

September 7, 2018
in BALLINA, LAJME
Maqedonia është në kthesë historike, mbështetje për referendumin
Share on FacebookShare on Twitter

 Maqedonia është në kthesë historike në rrugën drejt BE-së. Në prag të referendumit, të caktuar për më 30 shtator, vendimi për çështjen e emrit e ka mbështetjen tonë të plotë. Prandaj vij në Maqedoni, ku do të takohem me kryeminsitrin Zoran Zaev dhe me përfaqësues të tjerë zyrtarë, porositi përmes video porosisë në Fejsbuk dhe Tuiter kancelari austriak, Sebastian Kurc, i cili sot po qëndron për vizitë në Shkup.

Kurc së bashku me delegacionin austriak paradite do të pritet në mënyrë solemne në platonë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa më vonë do të ketë edhe konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Zaev.

Ai në Maqedoni vjen me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev, i cili para referendumit ka ftuar edhe disa liderë të tjerë evropianë.

Gjatë vizitës së fundit të Zaevit në Vjenë, nga fundi i qershorit, Kurc, vendi i të cilit është kryesuese aktuale me BE-në, u bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë që në referendum të votojnë për pranimin e Marrëveshjes me Greqinë që do ta hapë rrugën drejt Unionit dhe NATO-s.

“Marrëveshja rreth emrit të shtetit me Greqinë është përparim vendimtar në procesin e afrimit të Maqedonisë drejt BE-së”, theksoi Kurc.

Në prag të referendumit të 30 shtatorit, dje në Maqedoni qëndruan sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Zhan Aselborn, ndërkaq nesër në Ditën e Pavarësisë vjen kancelarja gjermane Angela Merkel. (MIA)

Tags: Sebastijan KurcShkupvizitë
Next Post
Nikolla Todorov dëshmon për dhunën e 27 prillit në Kuvend

Nikolla Todorov dëshmon për dhunën e 27 prillit në Kuvend

24 maji ditë jopune në Maqedoni

Qeveria e RM i kërkon falje Republikës së Austrisë për lëshimin e paqëllimshëm protokollar

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom