• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Refuzohet kërkesa për përjashtimin e Janevës, Gruevski nuk erdhi në Gjykatën e Apelit

September 5, 2018
in BALLINA, LAJME
Refuzohet kërkesa për përjashtimin e Janevës, Gruevski nuk erdhi në Gjykatën e Apelit
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkesa e dorëzuar nga avokatët e Nikolla Gruevskit për përjashtimin e prokurores publike speciale Katica Janeva është refuzuar si e palejuar, duke i pasur parasysh dispozitat e Ligjit për Procedura Penale dhe të Ligjit për PPS-në.

Kryetarja e këshillit gjyqësor të Gjykatës së Apelit, Cvetanka Periq tha se meqë kërkesa për përjashtim është refuzuar, nuk ekzistojnë pengesa për vazhdimin e seancës publike për ankesën e aktgjykimit të shkallës së parë për Gruevskin dhe Gjoko Popovskin për lëndën “Tanku”.

Në seancë nuk marrin pjesë Gruevski, si dhe mbrojtësit e tij Dimitar Dangov, Sanja Aleksiq, Danço Nakov dhe Boro Tasevski, të cilët e kanë njoftuar Gjykatën se nuk kanë mundur të vijnë sepse janë të angazhuar në lëndë të tjera në Gjykatën Penale. Gjoko Popovski dhe avokati i tij Sterjo Zikov erdhën në Gjykatën e Apelit.

Para gjykatës ka forca policore, ndërsa ka edhe qytetarë të cilët protestojnë.

Për rastin “Tanku”, gjegjësisht për furnizimin e “mercedesit” luksoz në vlerë prej 600 mijë euro, ish-kryeministri Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës është dënuar me dy vjet burg, ndërsa ish-zëvendësministri në MPB Gjoko Popovski me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg.

Në Gjykatën Penale në Shkup për “Tanku”-n po zhvillohet procedurë e ndarë kundër ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska. (MIA)

Tags: gjykimeGruevski
Next Post
Zaev reagon për vdekjen e 21-vjeçarit: Gjuha e urrejtjes e dëmton vendin

Zaev: Targeti ynë është njëqind mijë denarë pagë për specialistët

Shpërndahen 760 nëpunës administrativë sipas Marrëveshjes së Ohrit, mbeten edhe 700

Shpërndahen 760 nëpunës administrativë sipas Marrëveshjes së Ohrit, mbeten edhe 700

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom