• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Gjashtë komuna do të nënshkruajnë marrëveshje për projekte infrastrukturore në vlerë prej 290,7 milionë denarë

September 5, 2018
in BALLINA, LAJME
Gjashtë komuna do të nënshkruajnë marrëveshje për projekte infrastrukturore në vlerë prej 290,7 milionë denarë
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërtim dhe rikonstruksion të rrjetit rrugor lokal, kanalizim atmosferik dhe rikonstruksion të shkollave fillore, janë projektet për të cilët sot do të nënshkruhen marrëveshje në Ministrinë e Financave. Në kuadër të Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale të Ministrisë, gjashtë komuna do të marrin 290,7 milionë denarë për realizim të tetë projekteve kapitale.

Marrëveshjet, siç informoi Ministria e Financave, do të nënshkruhen nga ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe kryetarët e komunave të Qendrës Zhupë Arian Ibraim, Zhelinës Blerim Sejdiu, Studeniçanit Azem Sadiku, Kavadarit Mitko Jançev, Ilindenit Zhika Stojanovski dhe Kisella Vodës Filip Temellkovski. Në nënshkrimin e marrëveshjeve do të marrë pjesë edhe drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni Marko Mantovanelli.

Në komunën e Zhelinës, do të realizohet rikonstruksion i shkollës fillore në lagjen Pllaticë, në të cilën mësojnë rreth 300 nxënës. Gjithashtu, në komunë do të realizohet rikonstruksion i rrugës lokale në fshatin Grupçin dhe rrugës lokale në Novosellë.

Rikonstruksion të tetë rrugëve dhe bulevardit do të realizohet edhe në komunën Kavadar, ndërsa në komunën Ilinden – rikonstruksion në shtrirjen nga Kadino deri tek qarkorja deri tek autostrada A4. Në komunën e Studeniçanit përveç rikonstruksionit të rrugës parashikohet edhe rregullim parter i pjesës qendrore të vendbanimit Studeniçan.

Në kuadër të marrëveshjeve të cilat sot do të nënshkruhen është edhe projekti për ndërtim të rrugës lokale e cila i lidhë vendbanimet Elevci dhe Dollgash në komunën Qendra Zhupë.

Në komunën Kisella Vodë do të realizohet kanalizim atmosferik i rrugëve në lagjen Përzhinë.

Projektin për përmirësim të shërbimeve komunale e realizon Ministria e Financave, me mbështetje të Bankës Botërore, si edhe të Bashkimit Evropian përmes IPA-s.

Qëllimi i projektit është që përmes investimeve në projekte kapitale të përmirësohen kushtet për jetesë në të gjithë komunat në Maqedoni. Përmes projektit financohen ndërtim dhe rikonstruksion i rrugëve lokale, të rrjetit komunal, ndërtim ose rikonstruksion të shkollave, kopshteve dhe objekteve të tjera publike nëpër komuna. (MIA)

Tags: komunaMarrëveshjeprojekte
Next Post
Kongresistë amerikanë kërkojnë nga Stoltenbergu pranim të Maqedonisë në NATO

Stoltenberg për vizitë dyditore në Maqedoni

Ligji për gjuhët nuk sjell përfitime për qytetarët, por vetëm probleme

Fshirja e emrit Republika e Maqedonisë është tragjedi, e jo "kompromis i fëmijëve të kopshtit"

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom