Fshirja e emrit Republika e Maqedonisë, ndërrimi i Kushtetutës, heqja dorë nga historia, tradita dhe kultura për çdo maqeodnas është tragjedi, e jo kompromis i fëmijëve të kopshtit, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.
“Mohimi i identitetit maqedonas është turp për secilin që ndihet maqedonas, përveç për dikë që është shantazhuar dhe i gatshëm për gjithçka vetëm që ta mbulojë krimin”, thuhet në kumtesë.
Nga VMRO-DPMNE thonë se paraqitja e mbrëmshme e Zoran Zaevit është edhe një konfirmim për, siç thonë, tragjedinë që po ndodhë nën udhëheqjen e këtij njeriu.
“Është tragjike ajo që Zoran zaev mendon se me anegdota dhe shembuj dhe krahasime të papërmbajtshme dhe joserioze mund ta ndryshojë mendimin e qytetarëve për këtë temë jashtëzakonisht serioze. Kjo vetëm flet se për çfarë njeriu bëhetz fjalë”, ceket në kumtesë.
Në fund të kumtesës thuhet se “qytetarët e Republikës së Maqedonisë posedojnë vetëdije dhe pjekuri politike, mbështesin dhe dëshirojnë anëtarlësim të RM-së në NATO dhe BE, por nuk mbështesin politika të dëmshme dhe antishtetërore, punë të papërgjegjshme dhe kriminele që janë veçori e Zaevit dhe bashkëpunëtorëve të tij”. (MIA)