• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Zaev kërkoi mënyrë ligjore që të pengohet gjuha e urrejtjes në filmin “Tallja me Jezu Krishtin”

September 4, 2018
in BALLINA, LAJME
Zaev kërkoi mënyrë ligjore që të pengohet gjuha e urrejtjes në filmin “Tallja me Jezu Krishtin”
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaev sot i pyetur për filmin “Tallja me Jezu Krishtin”, deklaroi se ka kërkuar nga ministri i Kulturës dhe drejtori i Agjencisë për film t’i parandalojnë aktivitetet e tilla në të cilat promovohet gjuha e urrejtjes.

“Nuk mund ta kthejmë kohën mbrapa, por i dhash detyrë ministrit të Kulturës të bisedojë me drejtorin e Agjencisë për film që t’i pengojnë dhe të gjejnë mënyrë ligjore për të gjitha aktivitetet e promovimit të veprave të tilla”, theksoi Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në Qeveri.

Ai shtoi se ajo që është financuar nga Agjencia për film në vitin 2015 është absolutisht me prapavijë politike dhe i dënoi të gjitha porositë që përhapin gjuhë të urrejtjes.

Dje edhe ministri i Kulturës Asaf Ademi në konferencë për shtyp e dënoi gjuhën e urrejtjes që e nxit filmi dhe theksoi se filmi nuk ka asnjë lidhje me përbërjen aktuale të Ministrisë.

“Pas publikimit të insertit të filmit në të cilin ushtarët e UÇK-së shfaqen si dhunues, Ministria e Kulturës sqaron për opinionin se ky film nuk ka asnjë lidhje me Ministrinë dhe përbërjen aktuale të Ministrisë, por është mbështetur nga Agjencia për filmin të Republikës së Maqedonisë në vitin 2015”, theksoi dje Ademi në konferencë për shtyp. (MIA)

Next Post
Vazhdon seanca publike e Gjykatës së Apelit për dënimin me burg të Gruevskit

Vazhdon seanca publike e Gjykatës së Apelit për dënimin me burg të Gruevskit

Kallëzim penal kundër këshilltarit të kabinetit të ministrit Spasovski

Ministri Spasovski dhe OJQ-të do të bisedojnë për monitorimin e referendumit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom