Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq vlerësoi se zgjidhja e “nyjës së Kosovës” mund të bëhet në një konferencë ndërkombëtare.
“Parakusht për këtë janë afrimi i qëndrimeve të të dyja palëve”, deklaroi Daçiq për Telegrafin serb.
Sipas tij, momentalisht qëndrimet e të dyja palëve në mënyrë të konsiderueshme janë të largëta.
Ministri shton se zgjidhja mund të vijë përmes të ashtuquajturës Marrëveshja e dytë e Dejtonit, respektivisht zgjidhje sipas modelit të kufizimit në një konferencë ndërkombëtare që do të mund të mbahet para majit të vitit 2019 kur edhe përfundon mandati i komisionit Evropian.
Shefi i diplomacisë serbe theksoi se kufizimi me shqiptarët është vetëm çështje e kufijve, që në rast të një Dejtoni të ri do të mund të vijë në rend dite. (MIA)