Presidenti slloven Borut Pahor dhe kryeministri Miro Cerar shprehën shqetësim për shkak të themelimit të supozuar të “grupit paraushtarak” nga Maribori dhe vlerësuan se ajo është e papranueshme.
“Presidenti i shtetit shpreh brengë të madhe për shkak të ekzistimit të atij grupi të armatosur i cili sipas liderit të tyre Andrej Shishko mund të sigurojë paqe dhe rend në shtet dhe mund ta kontrollojë kufirin. Ajo është tërësisht e papranueshme”, kumtuan nga kabineti i Pahor.
Portali slloven 24ur shpalli se ultradjathtistët sllovenë të cilët paraqiten si “Garda e Shtaerit” në rrjetet sociale publikuan fotografi dhe incizime nga tubimet në një lokacion të panjohur duke paralajmëruan “vjeshtë të nxehtë” dhe protesta të cilat “Slloveninë do ta shndërrojnë në Venezuelë”.
Portali citoi se një numër i madh i sllovenëve nuk kanë besuar në atë, por më vonë informacionin e ka konfirmuar ish kandidati presidencial Andrej Shishko i cili për mediat lokale ka thënë se ai është lider i atij grupi. (MIA)