• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Аpel për vitin e ri shkollor, me forca të përbashkëta deri në siguri më të madhe të fëmijëve

September 3, 2018
in BALLINA, LAJME
Аpel për vitin e ri shkollor, me forca të përbashkëta deri në siguri më të madhe të fëmijëve
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion (KRSK) apelon deri te shoferët me kujdes t’i drejtojnë automobilat e tyre veçanërisht në zonat ku ka kopshte dhe shkolla. KRSK të gjithë nxënësve u dëshiron  vit shkollor të suksesshëm dhe i përkujton  me kujdes, përgjegjësi, dhe të sigurt të marrin pjesë në komunikacion.

KRSK i përkujton shoferët për praktikën e përditshme në të cilën fëmijët pa pritur vrapojnë në rrugë,  si dhe në obligimin ligjor, në zona të shkollave dhe kopshteve të zvogëlohet shpejtësia e lëvizjes dhe të rritet vigjilenca dhe kujdesi.

“Siguria e fëmijëve në komunikacion është përgjegjësi e të rriturve, potencojnë prej atje.

Në kumtesën e KRSK-së citohet fakti se  më se i njohur është fakti se, fëmijët  më të rinj se 12 vjet, nuk e vlerësojnë sa duhet largësinë e automobilave dhe kohën e nevojshme ta kalojnë rrugën.

KRSK i përkujton prindërit  se janë shembulli personal i fëmijëve  të cilët ata i shohin çdo ditë dhe se duhet pa kusht dhe tërësisht t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat në komunikacion.

“Të dhënat statistikore tregojnë se fëmijët shpesh herë pësojnë në aksidente si udhëtarë. Në atë drejtim, KRSK përkujton në obligimin ligjor sipas të cilit,  fëmijët të cilët  nuk i kanë mbushur 12 vjet, nuk guxojnë të ulen në ulësen e përparme, si dhe për obligimin e shfrytëzimit të rripit të sigurisë  në të gjitha ulëset dhe ulëse për fëmijë  të moshës deri në 5 vjet (madje edhe atëherë kur udhëtimi është e shkurtër)”, potencohet në kumtesë.

Nga KRSK potencojnë se çdo prind përgjegjës, përveç obligimeve të tjera, me fillimin e vitit shkollor, obligohet që fëmijës së tij t’ia tregojë dhe t’ia përsërisë rrugën më të sigurt nga shkolla deri në shtëpi, t’i potencojë fëmijës për rreziqet potenciale dhe kërcënimet në komunikacion dhe t’ia sqarojë dhe përsërisë rregullat më të rëndësishme dhe dispozitat në komunikacion. Për mbrojtje shtesë të fëmijëve, në kushte të natës dhe në kushte të dukshmërisë së zvogëluar, rekomandohet mbajtja e veshjes së ndritshme, shfrytëzimi i materialeve reflektuese të veshjes, çantat e shkollës dhe ngjashëm.

KRSK rekomandon fëmijët të cilët shkojnë vetëm në shkollë, pa shoqërim të prindërit ose të ndonjë personi tjetër të rritur, të përdorin ruta të sigurta të këmbësorëve dhe gjithmonë të ecin nëpër trotuare. Gjatë kalimit të rrugës, gjithmonë të ecin nëpër vendkalimin e shënuar për këmbësorë,  ashtu që së pari do të shikojnë në të majtë pastaj në të djathtë dhe sërish në të majtë para se ta kalojnë rrugën. Gjithmonë të përkujtohen në këshillat e prindërve dhe mësimdhënësve. Në vendet e populluara gjithmonë të ecin nëpër trotuare dhe nëpër shtigjet për këmbësorë. Nëse nuk ka, atëherë duhet të ecin sa më afër pranë rrugës.

“Nxënësit, kur udhëtojnë me autobus, pas daljes nga autobusi,  gjithmonë duhet të presin së pari të kalojë autobusi,  madje pastaj ta kalojnë rrugën. Vrapimi në rrugë para ose pas autobusit është shumë i rrezikshëm. Fëmijët duhet ta dinë se, nuk guxojnë të dalin në rrugë  kur lëvizin mes automobilave të parkuar sepse janë të vegjël dhe shoferët nuk mund t’i vërejnë  para se të dalin në rrugë. Fëmijët gjithmonë duhet të jenë të kujdesshëm  kur lëvizin në rrugë ose në trotuar”, citohet në rekomandimin e Këshillit Republikan. (MIA)

Next Post
ANA-MPA: Merkel të shtunën në Shkup

ANA-MPA: Merkel të shtunën në Shkup

Qytetarët e Manastirit duan Maqedoni të bukur dhe të qetë

Qytetarët e Manastirit duan Maqedoni të bukur dhe të qetë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom