Përqindje e madhe e qytetarëve do të prononcohen “Për” në referendumin vijues, dhe në fakt madje edhe ata që janë kundër, janë me shifra të vogla minore dhe kjo është pjesë e asaj fushate që ekziston në Maqedoni, e kryesuar nga “Bojkotoj”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas hapjes zyrtare të fushatës së BE-së “Paramendoni ardhmërinë së bashku!”.
Kryeministri është i bindur se shifrat do të rriten, ndërsa shfaqi edhe shpresë se opozita do të jetë pozitive për shkak të asaj që, theksoi, edhe ajo është për Bashkimin Evropian dhe për NATO.
“I di dhe i kuptoj mosmarrëveshjet e tyre me marrëveshjen me Greqinë, por njëkohësisht edhe njëherë bind se nëse do t’ia linim kohës, askush nuk garanton se do të arrinim marrëveshje të mirë, ndërsa marrëveshja është korrekte dhe e drejtë”, tha Zaev.
Përkujtoi se marrëveshja e garanton ardhmërinë evropiane të vendit, e konfirmon identitetin e Maqedonisë, gjuhës maqedonase, himnit, flamurit, stemës dhe, siç tha, e gjithë ajo që janë atribute të tona si vend, si shtet, si popull, i gjithë multietniciteti dhe dallueshmëria jonë.
“Ambicia ime nuk është të arrijë rezultat ku shumica e qytetarëve do të jenë “Për”. Kjo tanimë është arritur. Kjo është e qartë në Maqedoni. Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimin në NATO dhe BE dhe ndërtimit të miqësisë me fqinjët. Por, fytyra jonë do të jetë censusi, gjegjësisht jehona e më shumë se 50 për qind e qytetarëve nga numri i përgjithshëm i votuesve, ndërsa në pajtueshmëri me listën e fundit zgjedhore ato janë 903.000 votues të cilët duhet të dalin më pak në referendum, që të sjellim vendim në pajtueshmëri të Kushtetutës siç është caktuar”, tha Zaev.
Paralajmëroi se fushata për referendumin do të jetë “e këndshme, edukative dhe mobilizuese”, gjegjësisht më e ndryshme nga ajo e partive politike për zgjedhjet parlamentare ose lokale, ku, siç tha, qytetarët do të dalin shumë lirshëm dhe do të votojnë për ardhmërinë e tyre evropiane.
Tha se hapësira mediale do të paguhet nga të hollat që Qeveria i alokoi në Parlament, që, siç përkujtoi, është ngritës i procedurës për referendumin.
“Edhe njëherë të qartësojmë – këto të holla janë ndarë sipas mandateve, do të thotë nuk janë ndarë sipas deputetëve si para të ndara për deputetë gjegjësisht mandatet e fituara, dhe përcaktimit të tyre për ‘për’ dhe ‘kundër’ kështu që do të blihen edhe hapësirat mediale – njëqind për qind nga ato të holla shkojnë tek mediat”, tha Zaev.
Në pyetjen e gazetarëve se nëse janë kompletuar ekipet për skriningun e BE-së që fillon në shtator dhe se nëse do të marrin pjesë edhe organizatat civile, Zaev tha se ekipet janë formuar deri në atë pjesë deri ku është e mundur, ndërsa bisedohet edhe më tej me organizatat civile.
“Pozicioni ynë është organizatat civile të përfshihen maksimalisht, për shkak të asaj që kanë kapacitete serioze, në sfera të caktuara madje edhe më shumë nga kapacitetet e institucioneve shtetërore dhe ato jo vetëm që duhet të jenë pjesë e ekipit kryesor negociator edhe sipas kapitujve, duhet të jenë pjesë e ekipit kryesor negociator, por kanë edhe detyrë të jenë, për shkak se këto kapacitete janë krijuar dhe janë të tona, të Maqedonisë dhe duhet të shfrytëzohen. Nëse maksimalisht i shfrytëzojmë të gjithë kapacitetet tona as shpejtë do të hapim dhe mbyllim kapituj të cilët do të thonë jetë për qytetarët”, tha Zaev.
Shprehu bindje se gjithçka do të përfundojë deri në qershor të vitit 2019, në procesin e përgatitjes të cilën BE-ja e pret nga vendi – ndërsa ai është formimi i ekipeve negociatore, hapje të negociatave para-inkuadruese, skriningu…(MIA)