• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Katër milionë fëmijë refugjatë nuk shkojnë në shkollë

August 29, 2018
in BALLINA, BOTA, LAJME
Katër milionë fëmijë refugjatë nuk shkojnë në shkollë
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithsej katër milion fëmijë refugjatë nuk shkojnë në shkollë, citohet në raportin më të ri të Agjencisë së KB-së për refugjatë (UNHCR) për arsimimin e refugjatëve të titulluar “Ta ndërrojmë trendin – Arsimimi i refugjatëve në krizë”.

UNHCR kumtoi se numri i fëmijëve emigrantë të cilët nuk shkojnë në shkollë  është për gjysmë milion më i madh në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Siç citohet, 61 për qind e fëmijëve refugjatë shkojnë në shkollë fillore në krahasim me 92 për qind e fëmijëve përreth botës, derisa vetëm 23 për qind e tyre regjistrohen në shkollë të mesme në krahasim me 84 për qind të fëmijëve në botë.

Në fakultet regjistrohen 37 për qind e të rinjve në botë, përderisa  atë shans e kanë  vetëm një për qind e refugjatëve, ndërsa kjo e dhënë thekson UNHCR, nuk ndërrohet në tre vitet e fundit.

Komisari i lartë i KB-së për refugjatë Filipo Grandi theksoi se pa të arsimuarit do të bëhet dëm i pakompensueshëm i të ardhmes së fëmijëve refugjatëve dhe bashkësive të tyre.

“Arsimimi është mënyrë t’u ndihmohet fëmijëve t’i shërojnë plagët, por gjithashtu ka edhe vlera kyçe për ndërtimin e atdheut të tyre”, tha Grandi.

Në Raport theksohet se duhet të bëhet më shumë me qëllim që të gjithë refugjatët të arsimohen ashtu siç e meritojnë, ndërsa vendeve të cilat pranojnë emigrantë i bëhet apel t’i kyçin fëmijët e tyre në sistemet arsimore nacionale me plane adekuate mësimore për arsim fillor dhe të mesëm.

Në dokument tregohet edhe se 92 për qind e fëmijëve refugjatë të moshës shkollore jetojnë në vende në zhvillim dhe se u nevojitet ndihmë financiare nga bashkësia ndërkombëtare.

Citohet se nga fundi i vitit 2017 në botë ka pasur më shumë se 25,4 milion refugjatë, prej të cilëve 19,9 milionë janë nën mbrojtje të UNHCR-së.

Më shumë se gjysma, përkatësisht 52 për qind, kanë qenë fëmijë prej të cilëve 7,4 milion fëmijë ishin të moshës shkollore.

“Ta ndërrojmë trendin: Arsimimi i refugjatëve në krizë” është raporti  i tretë vjetor të cilin e publikon UNHCR.

I pari ishte shpallur në vitin 2016 nën titullin “Në humbje” para Samitit të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së për refugjatë dhe emigrantë.

Raporti i dytë “Të lënë pas dore” ishte shpallur vitin e kaluar dhe në të ishte theksuar hendeku mes fëmijëve emigrantë dhe moshatarëve të tyre  në shanset në arsim. (MIA)

Next Post
Qyteti i Shkupit të përfshihet drejt fushatës për transport që nuk përfshin automobil

Qyteti i Shkupit të përfshihet drejt fushatës për transport që nuk përfshin automobil

Dy zjarre në Shkup, nuk ka të lënduar

Dy zjarre në Shkup, nuk ka të lënduar

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom