• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Filipçe: Në shtator do të shpallet konkurs për specializime shtetërore

August 28, 2018
in BALLINA, LAJME
Filpçe: Nuk kemi obligim për pagesë të gjobave të Bankës të KE

????????????????????????????????????

Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë në shtator do të shpallë konkurs për të gjithë specializimet shtetërore të cilat janë të nevojshme në institucionet shëndetësore në vend, njoftoi mbrëmë në Probishtip ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai shtoi se është bërë analizë për specializimet e nevojshme si dhe është siguruar edhe një numër adekuat i mentorëve për disa specializime që kërkohen në institucionet shëndetësore.

Në Probishtip, tashmë dy vjet nuk ka internist, Koçani për një kohë të shkurtër do të përballet me të njëjtin problem, në Berovë dhe Pehçevë nuk ka pediatër, në Delçevë për dy vjet nuk do të ketë specialistë internistë dhe neurologë.

Sipas Filipçes, edhe punësimi i mjekëve të rinj nuk mund ta zgjidhë këtë problematikë, pasi mjekët duhet të shkojnë në specializime dhe pas disa vitesh të fillojnë punën e tyre.

“Në ato vende ku ka mungesë të specialistëve adekuate, ne bëjmë marrëveshje mes shtëpive të shëndetit dhe klinikave në Shkup. Për shembull, mungesën e gjinekologëve e kemi zgjidhur në disa qytete në vend”, tha Filipçe.

Ai tha se në gjashtë muajt e fundit në institucionet shëndetësore në vend janë pranuar 2 mijë mjek dhe personel mjekësor, me qëllim që të mbulohet mungesa e kuadrit dhe të mundësohet funksionimi normal i institucioneve shëndetësore. (MIA)

Next Post
Seminar për të guximshmit dhe të vendosurit në Strugë

Seminar për të guximshmit dhe të vendosurit në Strugë

Urime Bajramin nga kryeministri Zoran Zaev

Maqedonia rrallë herë merr shans të tillë - të inkuadrohet në familjen evropiane

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom