Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov pret deri në fund të muajit Qyteti të aplikojë në Komisionin Rregullator për Energjetikë për marrje të licencës për kryerje të veprimtarisë për ndërmarrjen e re të qytetit për distribuimin e energjisë ngrohëse.
“Ne këtë vjeshtë do të fillojmë me gazifikimin e Shkupit. Atë që e kërkoj unë, Qyteti i Shkupit të menaxhojë me rrjetin e ujit të ngrohtë, është në tërësi masë afatmesme në luftën kundër ndotjes. Ndërmarrja është themeluar, është formuar Bordi drejtues dhe tashmë ngadalë i bëjmë gati përgatitjet teknike. Unë pres deri në fund të këtij muaji para Komisionit Rregullator të aplikojmë për marrje të licencës për kryerje të veprimtarisë”, deklaroi Shilegov.
Ai theksoi se njëra nga arsyet e cila e ka detyruar të mendojë dhe të formojë ndërmarrje e cila do të furnizohet me sistem energjetik të Qytetit të Shkupit është ndotja e rrethinës. Me formimin e ndërmarrjes, shtoi do të krijohet model tarifor adekuat me nevojat e qytetarëve dhe sistemi i tërësishëm do të jetë i lidhur që nuk është rast tani.
“Pjesa veriore e Qytetit të Shkupit, përkatësisht Ngrohja qendrore Veri mungon vetëm dy kilometra tubacion që të lidhet me rrjetin tjetër të tubacionit të qytetit tonë. Nëse i lidhni Ju atëherë keni treg të energjisë dhe shërbimeve që do t’i marrin njerëzit për ngrohje të banesave në Shkup-Veri, në Fushë Topanë, mund të jenë shumë më të lira. Për momentin janë për 40 për qind më të shtrenjta sepse Ngrohja Qendrore Veri është ishull i izoluar dhe keni vetëm 760 shfrytëzues të shërbimeve të asaj kompanie sepse është më e shtrenjtë nga të tjerat në qytet”, thotë Shilegov.
Nëse e bëjmë më të lirë ngrohjen qendrore, shton, shfrytëzuesit do ta braktisin sistemin e ngrohjes nëpër shtëpitë me dru, me qymyr ose me energji elektrike që në Maqedoni për fat të keq është gjithashtu teknologji e ndotur, sepse energjia elektrike kryesisht prodhohet nga thëngjilli që e ndot ajrin.
“Kjo është një nga arsyet që mua më detyron të mendoj dhe të formoj ndërmarrje e cila do të furnizohet me sistemin energjetik të qytetit të Shkupit”, potencon Shilegov.
Këshilli i Qytetit të Shkupit në qershor të vitit 2018 solli dy vendime me të cilat formon ndërmarrje të re publike “Sisteme Energjetike të Qytetit SHA Shkupi” (GES) e cila do të kryejë veprimtari energjetike. Këshilli i Qytetit të Shkupit në përbërje të Kuvendit të aksionarëve e miratoi Statusin e Shoqatës aksionare për veprimtari energjetike dhe i zgjodhi anëtarët e Bordit mbikëqyrës të ndërmarrjes së re të cilat më tutje do të zgjedhin Bord drejtues prej pesë anëtarëve.
Kjo shoqatë aksionare për rajonin e Qytetit të Shkupit do të bëjë furnizim me gaz natyror dhe energji ngrohëse, si veprimtari nga interesi publik i vlerës lokale. NP “Sistemet energjetike të qytetit” është formuar me depozitë themelore prej 250.000 euro.
Me formimin e kësaj ndërmarrje, krijohen kushte për ndërmarrje të rrjetit të ujit të ngrohtë dhe fillon të implementohet procesi i gazifikimit të qytetit, në të cilin qytetarët e Shkupit në sezonin e ardhshëm ngrohës do të mund të fillojnë t’i shfrytëzojnë shërbimet e ndërmarrjes së re publike. NP “Sisteme energjetike të qytetit” SHA Shkup do t’i furnizojë shkupjanët me energji ngrohëse prejse sistemi do të ndërmerret nga “Ballkan Enerxhi Grup (BEG) dhe me gaz kur të vendoset gazifikimi i Shkupit.
Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski në një deklaratë për MIA-n theksoi se procedura për marrjen e licencës ende nuk ka filluar dhe shtoi se nëse aplikacioni arrin në kohë dhe miratohet licenca para fillimit të sezonit të ngrohjes, kjo nuk do të ketë kurrfarë ndikimi ndaj qëllimit përfundimtar të cilin do ta paguajnë shkupjanët për ngrohjen qendrore.
“Përfaqësuesit e BEG theksuan se nuk janë kundër për përfshirjen e tij në veprimin e shpërndarjes së energjisë së ngrohjes. Nëse përfshihet gjatë sezonit të ngrohjes nuk do të shkaktohet rritje e çmimit, sepse edhe për të do të vlejnë rregullat e njëjta”, theksoi Bislimovski dhe shtoi se nuk presin të ketë edhe probleme të tjera.
KRRE në korrik të këtij viti vendosi ta ulë çmimin që do ta paguajnë qytetarët e Qytetit të Shkupit për energjinë e shpenzuar për ngrohje nga 1 gushti i këtij viti. Siç informoi kryetari i KRRE-së, çmimi për energjinë e ngrohjes për konsumatorët e BEG ulet 3.1 për qind për Shkup-Veri për 0,76 për qind, ndërsa për ELEM energjetika për 1,13 për qind.
Ulja, siç tha, vjen në kushte kur çmimi i gazit natyror është për 40 për qind më i lartë në krahasim me vitin e kaluar. Në veprimin e prodhimtarisë janë paraqitur shpenzime në kuadër të viteve paraprake, ndërsa tek shpërndarja është treguar rritje e caktuar e shpenzimeve.
“Çmimi ulet sepse ulen një pjesë e shpenzimeve dhe kemi qasje të re për llogaritjen e mjeteve qarkulluese, ndërsa i ulim edhe humbjet në rrjetin e shpërndarjes dhe diferencës. Diferencën e kalkulojmë me dy për qind, kapitalin qarkullues në shpërndarje nuk e njohim, ndërsa në prodhimtari në vend me dy e kalkulojmë me një për qind me qëllim t’i sigurojmë mjetet likuide prodhuesit për furnizimin e gazit natyror. Në kalkulimet mendojmë se çmimi i gazit do të arrijë 320 dollarë për metër normale kub dhe presim se edhe në tremujorin e katërt do të lëviz në atë paraprake”, sqaroi Bislimovski.
Përveç kësaj, KRRE për 8,4 për qind e ka ulur edhe çmimin për shpenzimin fiks, gjegjësisht çmimin që e paguajë shfrytëzuesit e shkyçur nga sistemi për energjinë e ngrohjes.
Komisioni Rregullator njëherit e limiton në vlerën e njëjtë sikur vjet edhe mënyrën në të cilën llogariten çmimet e shërbimeve tjera i ka ulur prej dy në një për qind mjetet qarkulluese për prodhimin e energjisë së ngrohjes, koeficienti i shfrytëzimit sivjet arrin 0,98 në vend deri më tani 0,95 të zakonshme, humbjet e pranuara në rrjetin shpërndarës tani arrijnë 11,5 në vend 12 për qind, mjetet e njohura qarkulluese për shpërndarje në vend dy do të arrijnë një për qind, distanca për furnizim është ulur prej katër në dy për qind, ndërsa mjetet për likuiditet për sivjet do të arrijnë dy për qind.
GES do ta ndërmarrë sistemin e ujit të ngrohtë në Qytet nga BEG
Ngrohtorja SHA deri më 31.12.2012 ishte poseduese e tre licencave për realizimin e veprimtarive rregullatore në interes publik – Prodhimtari e energjisë për ngrohje, Shpërndarje e energjisë për ngrohje dhe Furnizim me energji për ngrohje.
Këto veprimtari rregullatore Ngrohtorja SHA i kishte realizuar me pesë firma të cilat janë në pronësi të plotë të Ngrohtores SHA edhe atë: Prodhimtari e nxehtësisë SHPKNJP, Shpërndarje e nxehtësisë SHPKNJP, Furnizim Perëndim SHPKNJP, Furnizim Lindje SHPKNJP dhe Furnizim Qendër SHPKNJP. Ngrohtorja SHA në grupacionin e saj të firmave ka edhe një firmë, Shkup Veri SHA, e cila realizon veprimtari të rregulluara Prodhim, Shpërndarje dhe Furnizim me energji për ngrohje në pjesë tjetër të qytetit të Shkupit. Pas vitit 2012 me sistemin e ngrohjes në Shkup menaxhon Ballkan Enerxhi Grup (BEG).
Kryetari i Shkupit Shilegov pohon se qytetit duhet t’i kthehet ajo e cila i ishte marrë në 30 vitet e fundit.
“Rrjeti i ngrohjes është pronë e qytetit, sepse në ndërtimin e tij kanë marrë pjesë edhe qytetarët me pagesën e prizave dhe shërbimeve. Kjo në vitin 1999 ishte marrë nga qyteti dhe do të kërkoj të kthehet në pronësi të qytetit dhe t’i rregullojmë ato marrëdhënie”, sqaroi Shilegov.
Nuk ndërhyj në të drejtën e askujt për licencat, thotë, por insistoj që rrjeti i shpërndarjes i cili i është dhënë për shfrytëzim kompanisë BEG të kthehet aty ku është pronësia, e ky është Qyteti i Shkupit.
“Duke pasur parasysh se rrjeti i ngrohjes llogaritet si pronësi e Republikës së Maqedonisë, do të kërkoj nga Qeveria që t’ia ndajë Qytetit të Shkupit”, potencon Shilegov.
Sipas tij, për momentin marrëveshja e BEG është në kundërshtim me ligjin , sepse Ligji për energjetikë nuk lejon që subjekti i njëjtë të jetë prodhues, shpërndarës dhe të realizojë shitje me pakicë të energjisë për ngrohje.
“Për këtë do të kërkojmë që Qeveria me vendim t’ia japë sistemin e ngrohjes për menaxhim Qytetit të Shkupit. Me këtë Qyteti në mënyrë automatike do të bëhet pronar i sistemit të ngrohjes dhe do të blejë energji nga prodhuesit Te-To, BEG, Ngrohtorja Perëndim, Ngrohtorja Veri”, sqaroi Shilegov.
Valentin Jankovski
Magdalena Ristomanov
Foto: Darko Popov
(MIA)