Përfaqësues të CIVIL -Qendrës për Liri sot kishin takim me kryetarin Oliver Deskoski dhe pjesën më të madhe të Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Në takim, presidenti i Civilit, Xhabir Deralla, i prezantoi gjetjet e deritanishme të ekipeve të Civilit nga terreni. Njëkohësisht u prezantuan edhe gjetjet për problemet në Listën Zgjedhore.
Konstatim i përbashkët ishte që zëri kritik i Civilit, megjithatë, kontribuon për korrigjimin e proceseve. Civilët paralajmëruan se do të mbeten të zëshëm dhe pa kompromise edhe në të ardhmen, që u përshëndet nga kryetari Derkoski dhe anëtarët tjerë të KSHZ.
Kryetari Derkoski e theksoi përcaktimin e të gjithë anëtarëve tjerë të KSHZ ta lënë politikën nëpër shtëpitë e tyre dhe të zbatojnë proces sa më të mirë të referendumit.
Mandati i tyre, sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, mbaron më 15 janar.
Duke i marrë parasysh kallëzimet nga KSHZ për shpenzimin e parave publike dhe luksin e përmbajtjes paraprake të këtij institucioni, Derkoski e informoi Civilin se qysh në fillim janë kursyer shuma të rëndësishme dhe se kjo përmbajtje e KSHZ është e vendosur të punojë me racionalitet dhe të kursejë, pa bonuse dhe lukse.
Në takim fol mjaftë për “fantazmat” – emër që e aplikoi Civili gjatë zgjedhjeve lokale në vitin 2013. U theksua problemi se disa votues nuk mund të gjenden në Listën Zgjedhore, dhe shumë probleme tjera që zvarriten vite me radhë. Për këto njohuri, pozitat dhe ingerencat e KSHZ edhe më tej do të punohet në Civil, nga dita e sotme edhe në komunikim më të ngushtë me këtë institucion, për të cilën gjë opinioni do të informohet rregullisht dhe në hollësira.
Më tej, në takimin mes Civilit dhe KSHZ u diskutua edhe për trajnimet e anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore dhe Bordeve Zgjedhore, për financimin e fushatave, votimin e diasporës dhe shumë aspekte tjera nga veprimtaria e KSHZ.
Civili i kumtoi edhe planet e ardhshme dhe shkurtimisht e prezantoi metodologjitë e monitorimit të referendumit, për çfarë u takuan me mirëkuptim nga KSHZ.
Dy palët konstatuan që ky takim me shumë të dhëna dhe qëndrime, që zgjati 68 minuta, premton përmirësim dhe intensifikim të komunikimit mes Civilit dhe KSHZ.
Maja Ivanovska