Mjetet në vlerë prej 80 milionë denarë që Qeveria i siguroi për Kuvendin për fushatën e referendumit janë për deputetët dhe subjektet politike që janë zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare, tha sot në pres konferencë për media, zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.
Ai ka qartësuar se Qeveria në seancën e djeshme ka miratuar vendim me të cilën angazhohet Ministria e Financave të përgatit propozim- vendim për sigurimin e 80 milionë denarëve nga rezervat buxhetore, apo nga shkalla- funksione të shtetit nga buxheti i Ministrisë që do të vihen në dispozicion për zbatimin e fushatës së Kuvendit si propozues i autorizuar në referendumin.
Këto mjete, ka shtuar Boshnjakovski, janë nga buxheti aktual dhe se nuk ka nevojë për rebalanc të buxhetit. Kur do të transferohen paratë në Kuvend ende nuk ka informacione. Nëse në fund të fushatës ka mjete të pashpenzuara, ato, siç tha, Boshnjakovski, “do të kthehen në buxhetin e RM-së”.
Boshnjakovski ka thënë se Qeveria do të zbatojë fushatë për referendumin e bazuar në parimet e objektivitetit, transparencës dhe racionalitetit dhe se do të ftojë qytetarët të dalin dhe të deklarohen në referendumin për emrin në 30 shtator. Se si do të zhvillohet kjo fushatë, zëdhënësi i Qeverisë mes tjerash tha se edhe për komunikimin përmes rrjeteve sociale, Fejsbuk, Instagram dhe Tuiter, Flikr apo Jutjub, Qeveria do të ndajë mjete në lartësi prej 400 mijë denarëve nga buxheti i rregullt i Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, derisa aktivitetet tjera do të realizohen në kuadër të aktiviteteve të rregullta qeveritare. Madje, sipas Boshnjakovskit, pritet që fushata të intensifikohet në dy javët e ardhshme.
“Po, do t’i ftojmë qytetarët të votojnë në referendum”, ka thënë Boshnjakovski duke shtuar se hyrja në BE dhe NATO janë qëllim strategjik i gjitha qeverive të deritanishme dhe garniturave politike në vend gjatë 27 viteve të kaluar.
Lidhur me qëndrimet e Komisionit të Venecias për paraqitjen e referendumit, zëdhënësi qeveritar tha se i kanë marrë parasysh të gjitha rekomandimet e Komisionit, por se duhet të lexohen më mirë pasi një pjesë e madhe e tyre i referohen raportimit të serviseve publike. (MIA)